Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149), Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren për Organizimin dhe Përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës shpall:

 

KONKURS

Për plotësimin e këtyre pozitave:


1. Pozita: Koordinator i Njësisë

Koeficienti : 9

Kategoria Funksionale : ND-1

Grada : 7

Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë

Referenca : DMMP -KRK/260

Numri i kryerësve: 1 (një)

Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me

Publikun



Qëllimi i vendit të punës:

 

Koordinator i njësisë është përgjegjës që të komunikoj drejtpërdrejtë me grupe të ndryshme shoqërore, shoqërinë civile dhe publikun në përgjithësi, për të lehtësuar qasjen e tij në punën e Kuvendit dhe njeherit për të shtuar transparencën e trupave të Kuvendit në raport me publikun.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë, zyrtari i lartë për marrëdhënie me publikun/koordinator i njësisë, është përgjegjës për:

 

· Koordinatori i njësisë është përgjegjës për koordinimin e punëve të zyrtarëve të njësisë;

· T'i përgjigjet letrave të qytetarëve për punën e Kuvendit;

· shoqërimin e grupeve të qytetarëve dhe të mysafirëve që e vizitojnë ndërtesën e Kuvendit, si dhe dhënien e shpjegimeve për përbërjen, rolin dhe funksionimin e Kuvendit;

· organizimin e "Ditëve të dyerve të hapura" të Kuvendit;

· organizimin "Javës së Kuvendit" nëpër qendrat rajonale të Kosovës;

· bashkëpunimin me shoqërinë civile;

· trajtimin e kërkesave për qasje në dokumentet publike;

· organizimin e ekspozitave të ndryshme në ambientet e Kuvendit, me interes për deputetët dhe nëpunësit e Administratës së Kuvendit;

· organizimin e ekspozitave lëvizëse të Kuvendit në lokalitete të ndryshme të Kosovës;

· përkujdesjen ndaj Qendrës së Vizitorëve;

· organizimin e aktiviteteve të tjera që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në punën dhe ndërtesën e Kuvendit;

· ndjekjen e punëve të Kuvendit e të trupave të tij, si dhe hartimin e informacioneve për punën e tyre;

· Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit, nga fushëveprimi i drejtorisë.

 

Kualifikimi, përvoja dhe shkathtësitë:

 

- Diplomë fakulteti në gazetari, shkenca politike, administratë publike, gjuhë dhe letërsi shqipe, sociologji, filozofi, histori ose pedagogji.

- Përvojë profesionale së paku 3 vjet në gazetarinë e shkruar ose elektronike, apo përvojë në zyrën për marrëdhënie me media (në ndonjë institucion shtetëror).

- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;

- Shkathtësi për hartimin e shpejtë dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit;

- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;

- Integritet të lartë personal dhe profesional;

- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;

- Aftësi të mira oratorike;

- Përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

 

2. Pozita: Zyrtar për përkrahje Audio/Video dhe sistem elektronik të votimit

Koeficienti : 7

Kategoria Funksionale : NP-2

Grada : 9

Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë

Referenca : DTI -KRK/710

Numri i kryerësve: 1 (një)

Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë



Qëllimi i vendit të punës:

 

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, zyrtari për përkrahje të sistemit audio /video dhe sistemit të votimit elektronik është përgjegjës për sistemin e zërimit, mirëmbajtjen e pajisjeve të zërimit dhe sistemit të votimit elektronik.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, zyrtari për përkrahje të sistemit audio /video dhe sistemit të votimit elektronik është përgjegjës për:

· sistemin e zërimit, mirëmbajtjen e pajisjeve të zërimit dhe sistemit të votimit elektronik;

· manipulim (harduerik dhe softuerik) me pajisjet për komandim të mikrofonave dhe altoparlantëve;

· manipulim me zmadhuesit;

· sistemin audio/video dhe manipulim (harduerik dhe softuerik) me pajisjet për audio/video;

· kontrollimin e kamerave, projektorëve dhe videorekorderëve;

· regjistrimin e audios së seancave plenare dhe krijimi i arkivit audio të seancave plenare;

· përgatitjen e CD-ve për nxjerrjen e transkriptim;

· regjistrimin audio/video të seancave plenare dhe krijimi i arkivit digjital;

· manipulim me miksetë;

· përgatitjen e sinjalit për transmetim të drejtpërdrejtë të punës së seancave plenare;

· realizimi i lidhjes me Linkun e RTK-së për transmetim të seancave plenare;

· mirëmbajtjen e pajisjeve të zërimit në nivelin e parë;

· personalizimin e kartelave për përdorim të sistemit të votimit elektronik;

· mirëmbajtja dhe përditësimi i bazës së të dhënave të deputetëve;

· përditësimin e informacioneve për amendamentimin e projektligjeve;

· administrimin e aplikacionit të votimit elektronik dhe shtypjen e raporteve të votimit,

· manipulim me pajisjet (aparaturat dhe PC-të) dhe mirëmbajtjen e pajisjeve.

· mirëmbajtja e pajisjeve;

· kryerjen edhe të punëve tjera lidhur me fushëveprimin e drejtorisë.

 

Kualifikimi dhe përvoja:

- diplomë fakulteti ose përvojë pune ekuivalente në lëmin e informatikës dhe në sistemeve audio / video;

- së paku 2 vjet përvojë pune në sisteme te Audio / Video dhe TI-së;

- përvojë në kompjuterizim të zyrës, në përpunimin e të dhënave dhe në punë me mikrokompjuterë dhe në përdorimin në mirëmbajtjen e sistemit të kompjuterëve dhe të harduerit.

 

Shkathtësitë:

 

- shkathtësi të mira të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;

- shkathtësi për të punuar në baza politike tërësisht të paanshme;

- njohuri të MS Windows, MS Word, MS Excel, MS PowerPoint, MS Access;

- njohja e gjuhës angleze.

 

 

3. Pozita: Zyrtar i Personelit

Koeficienti : 7

Kategoria Funksionale : NP-2

Grada : 9

Lloji i pozitës : E karrierës, orari i plotë

Referenca : DP -KRK/PE/030

Numri i kryerësve: 1 (një)

Mbikëqyrësi: Zyrtari i lartë i personelit - Koordinatori i Njësisë


Qëllimi i vendit të punës:

 

Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë të personelit - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari i personelit është përgjegjës për përgatitjen e konkurseve, shpalljeve për rekrutim dhe promovim/avancim në Administratën e Kuvendit dhe për zyrtarët që do të zgjedhën dhe emërohen nga Kuvendi. Mbështetje, në aspektin profesional-administrativ, komisioneve për rekrutim, avancim, disiplinor, dhe atë të ankesave.

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

 

Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë të personelit - Koordinatorit të Njësisë, zyrtari i personelit është përgjegjës për:

· Përgatitjen e konkurseve dhe shpalljeve për rekrutim dhe promovim / avancim në Administratën e Kuvendit, si dhe konkurseve për zyrtarët që do të zgjedhën dhe emërohen nga Kuvendi, në pajtim me ligjin;

· Mbështetje, në aspektin profesional-administrativ, komisioneve për rekrutim, avancim, disiplinor, si dhe atë të ankesave;

· Këshillimin dhe informimin e Administratës se Kuvendit, sipas kërkesës, për zbatimin e rregullave të punës, të rregulloreve, të procedurave;

· Përcjelljen e skadimit të kontratave, vazhdimi i tyre, si dhe përgatitja e akt emërimeve për nëpunësit, stafit civil, kontratat për stafin politik dhe të bashkëpunëtorëve të grupeve parlamentare;

· Ofrimin e mbështetjes se procedurave për vlerësimin e periudhës provuese, vlerësimin individual vjetorë dhe periodik të përmbushjes së detyrave të nëpunësve, si dhe për ofrimin e mbështetjes profesionale, administrative dhe teknike;

· Përcjelljen e afateve, procedurave, statistikën dhe të dhëna të tjera për personelin;

· Përpilimin e shkresave, regjistrave, vërtetimeve, referencave për të punësuar;

· Mbajtjen evidencës elektronike te vijimit dhe prezencës ne pune te nëpunësve te Administratës, si dhe i informon, çdo dite, udhëheqësit e njësive organizative;

· Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

 

Kualifikimi dhe përvoja:

 

- Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar ose administratë publike;

- Së paku 2 vite përvojë pune profesionale;

 

Shkathtësitë:

 

- shkathtësi për komunikim me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi për përpilimin e shkresave të ndryshme;

- nivel të lartë personal dhe profesional te integritetit;

- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutim dhe komunikim;

- njohuri të programeve të kompjuterit: Windows, Excel dhe Word;

- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;

- njohuri të mira pune me programet kompjuterike;

- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

 

 

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

 

Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.

Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

 

PROCEDURA E KONKURRIMIT

 

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca.

Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.

Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10490.

 

Afati për konkurrim është prej 19.10.2018, deri më 02.11.2018, deri në orën 16:00.