Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për procedurat e rekrutimit në shërbimin civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit shpall:

KONKURS

Për plotësimin e këtyre pozitave:


1.Pozita: Përkthyes nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas
Koeficienti : C-8
Kategoria Funksionale : NP-3
Grada : 8
Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë (me kohë të pacaktuar,
me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh)
Referenca : DSHGJ -KRK/802
Numri i kryerësve: 4 (katër)
Mbikëqyrësi: Përkthyesi- Koordinatori i Njësisë


Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Përkthyesit - Koordinatorit të Njësisë, përkthyesi është përgjegjës për:
• përkthim me shkrim nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe organeve te tij,
• përkthim simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë serbe dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, në mbledhjet e Kryesisë, në mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe në dëgjimet publike,
• përkthim të shkresave, kërkesave publike dhe parashtresave që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse.
• përkthim simultan dhe konsekutiv (shqip-serbisht-shqip) në konferenca, takime dhe grupe punuese të tjera, si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe serbisht),
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në gjuhë dhe letërsi shqipe ose në shkencat shoqërore.
• Së paku 3 vjet përvojë pune profesionale në lëmin e përkthimeve.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme.
- aftësi të përkthimit të dokumente në mënyre të profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,

 

2. Pozita: Operator/ Daktilograf
Koeficienti : E-6
Kategoria Funksionale : NP-1
Grada : 10
Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë (me kohë të pacaktuar,
me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh)
Referenca : DÇLP- KRK/923
Numri i kryerësve: 2 (dy)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, operatori/daktilografi, është përgjegjës për:

• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të Seancës plenare të Kuvendit,
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të dëgjimeve publike,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.


Kualifikimi:

• Diplomë universitare: Fakulteti i gjuhës dhe letërsisë shqipe, i gazetarisë, ose i administratës publike.

Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të shtypur dokumente, në mënyre të profesionale,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- shkathëti të mira për punë ekipore,
- njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.

 

 


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

 

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494 dhe 038 200 10490.
Afati për konkurrim është prej 22.05.2018, deri më 05.06.2018, deri në orën 16:00.