Vende të lira pune
NJOFTIM NË LIDHJE ME SHPALLJEN PËR AVANCIM
Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Drejtoria e Personelit njofton se, Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil (KPSHC), për zhvillimin e procedurës së rekrutimit sipas konkursit të brendshëm - shpallje për avancim, të datës 8 shtator 2017, ka rekomanduar Anulimin e konkursit për pozitën: Drejtor i Drejtorisë së Personelit, Referencë:DP-KRK/320 dhe është rekomanduar përsëritja e shpalljes për avancim për këtë pozitë.