Vende të lira pune
NJOFTIM LIDHUR ME REZULTATIN PËRFUNDIMTAR
Drejtoria e Personelit njofton se Komisionet Përzgjedhëse të Shërbimit Civil (KPSHC) për zhvillimin e procedurës së rekrutimit sipas konkursit të datës 30.11.2016, për pozitat : Analist i lartë i buxhetit ( zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare), Lektor për gjuhën serbe, Zyrtar për arkiv, Zyrtar për regjistrim audiovizuel, Zyrtar ligjor 2 dhe Operator teknik (Operator /Daktilograf), pas përfundimit të procedurës kanë rekomanduar si vijon :
1. Pozita: Analist i lartë i buxhetit ( zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare), pas testit me shkrim është rekomanduar përsëritje e konkursit.
2. Pozita: Lektor për gjuhën serbe, pas selektimit për listën e ngushtë është rekomanduar përsëritja e konkursit.
3. Pozita: Zyrtar për arkiv, pas selektimit për listën e ngushtë është rekomanduar përsëritja e konkursit.
4. Pozita: Zyrtar për regjistrim audiovizuel,pas selektimit për listën e ngushtë është rekomanduar përsëritja e konkursit.
5. Pozita: Zyrtar ligjor 2 , është rekomanduar emërimi i kandidatit Osman Shatri
6. Pozita : Operator teknik (Operator /Daktilograf) , pas selektimit për listën e ngushtë është rekomanduar përsëritja e konkursit.