Vende të lira pune

Zyrtar/e për media

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, neni 12.4 (Ligji Nr. 03/L-149), Rregulloren 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe në pajtim me Rregullat statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit të Kosovës, Administrata e Kuvendit publikon këtë :

SHPALLJE

Për emërim të përkohshëm:

Pozita: Zyrtar/e për media
Paga mujore : Ekuivalent me koeficientin D/7
Kohëzgjatja: Emërim me kohë të caktuar (20.07.2016 -31.12.2016) - "Marrëveshje për shërbime të veçanta"
Mbikëqyrësi: Zyrtari i lartë për media dhe marrëdhënie me publikun
- Koordinator i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Zyrtarit të lartë për media dhe Marrëdhënie me Publikun - Koordinator i Njësisë, zyrtari për media është përgjegjës për:

• Ofron këshilla për krijimin e lidhshmërisë në mes ueb faqes së Kuvendit të Kosovës me rrjetet sociale;
• Koordinon informacionet e punës së Kuvendit dhe kujdeset që ato të publikohen në mediat sociale;
• Bën hulumtime, analiza dhe jep rekomandime për shqyrtim dhe miratim nga niveli më i lartë, sa i përket fushës së mediave, në veçanti për fillimin e publikimit të aktivitetit të Kuvendit në rrjetet sociale;
• Organizon dhe mbikëqyrë zhvillimin e konferencave për staf, deputetë dhe gazetarë, që kanë për temë aplikimin e rrjeteve sociale në transparencën e punës së Kuvendit;
• Organizon tryeza diskutimi me gazetarë dhe me kryetarin e Kuvendit, varësisht nevojave të Kuvendit;
• Organizon intervista për gazetarë dhe mban kontakt të vazhdueshëm me mediat, për të paraqitur në mënyrë sa më transparente punën e Kuvendit;
• Shoqëron përfaqësuesit e mediave gjatë seancave plenare dhe gjatë konferencave për media që mban kryetari i Kuvendit.

 

Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit .

Kualifikimi dhe përvoja:
- diplomë fakulteti në lëmin e gazetarisë;
- përvojë profesionale së paku 5 vjet në gazetarinë e shkruar;
- përvojë profesionale së paku 2 vjet në media vizuale, në veçanti në televizion.

 


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë ", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit nr. N -217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.
Afati për paraqitje është deri më 13.07.2016, deri në orën 16:00.