Vende të lira pune
KONKURS
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave:
1.Pozita: Zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare
Referenca : DHBA-01/6-16
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 2(dy)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë
Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Drejtorisë për hulumtime bibliotekë dhe arkiv, zyrtar i lartë për analiza buxhetore dhe financiare:
- Përgatitë me shkrim analiza, për të gjitha dokumentet e parapara në fushëveprimin e Njësisë, dhe arsyeton punën/rezultatet e analizës në mbledhjen e komisionit, sipas kërkesës, për dokumentet si vijon: KASH-në, Projektbuxhetin e shtetit, Raportet periodike dhe vjetore të shpenzimeve të Buxhetit të Republikës së Kosovës dhe raportet e tjera të parapara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, Mbështet Drejtorinë e Buxhetit dhe Pagesave, për përgatitjen e deklaratës së ndikimit buxhetor dhe financiar për aktet e hartuara nga Kuvendi, Mbështet Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në analizimin e Raportit të Përgjithshëm të Auditimit,
- Përgatitë analiza dhe përshkrime të shkurtra, të propozimeve të buxhetit dhe koncepteve të tij;
- Përgatit analiza të ndikimit të politikave të propozuara;
- Përgatit analiza të shpenzimeve të viteve të kaluara dhe të arriturat (matja e performancës dhe evaluimit);
- Përgatitë analiza krahasimtare në mes vitit aktual dhe viteve të kaluara buxhetore për institucionet dhe agjencitë bazuar në të dhënat kryesore;
- Përgatitë analiza të politikave fiskale, të tilla si vlerësimin e ndikimit të ndryshimeve të tatimeve të propozuara për zhvillimin ekonomik, ose matjen e ndikimit shpërndarës të llojeve të ndryshme të tatimeve të propozuara;
- Përgatitë analiza mbi shkurtimet potenciale në buxhet që afektojnë buxhetin individual/aktivitetet e ministrive të linjës apo organizatave të tjera buxhetore;
- Sipas kërkesës së komisioneve parlamentare, zyrtari përgjegjës i Njësisë, arsyeton me gojë analizën e përgatitur në mbledhje të Komisionit;
- Kryerjen e punëve të tjera lidhur me fushëveprimin e Drejtorisë dhe sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e ekonomisë - Ekonomist i diplomuar/master i ekonomisë,
• Përvojë profesionale, së paku 3 vjet, në lëmin ekonomiko-financiar dhe të
procedurave buxhetore.
Shkathtësitë:
• Të ketë njohuri për funksionimin e financave publike;
• Të ketë njohuri për funksionimin e sistemit Kushtetues të Kosovës, legjislacionin në fuqi;
• Të ketë njohuri të programeve për buxhetim dhe raporteve financiare;
• Të kenë njohuri të mira në përgatitjen me shkrim të analizave profesionale buxhetore dhe financiare;
• Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
2. Pozita: Operator/ Daktilograf
Referenca : DÇLP- 01/6-16
Koeficienti : E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, operatori/daktilografi, është përgjegjës për:
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të Seancës plenare të Kuvendit,
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit,
• transkriptimin në gjuhën shqipe dhe serbe të dëgjimeve publike,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë niveli baçelor ose shkolla e lartë,
• Së paku 2 vite përvojë pune në profesion
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- aftësi për të shtypur dokumente, në mënyre të profesionale,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
shkathëti të mira për punë ekipore,
- njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe serbe.
3. Pozita: Zyrtar teknik i mirëmbajtjes
Referenca : DSHT-01/6-16
Koeficienti : E-6
Angazhimi: Në kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e koordinatorit, Zyrtari teknik i mirëmbajtjes është përgjegjës për:
• Kryerjen e të gjitha detyrave të mirëmbajtjes-pastrimit të automjeteve, si dhe pranimin-dorëzimin e materialit në Depon e Transportit
• Bën pastrimin e jashtëm dhe të brendshëm të automjeteve;
• Ndihmon në kontrollimet e vogla të mirëmbajtjes së automjeteve në garazh;
• Kujdeset për pajisjet në autolarje;
• Mirëmbajtja e hapësirës së autolarjes dhe garazhit;
• T'i drejtojë punët e furnizimit;
• Të dorëzojë dhe të pranojë mallra, të mbajë shënime elektronike dhe në kopje në letër për transaksionet e mallit, të mjeteve, të materialeve, të pajisjeve dhe të mjeteve ndihmëse për nevojat e Transportit;
• Të kujdeset për sigurinë dhe për rregullsinë e Depos së transportit;
• Të bëjë raporte lidhur me kryerjen dhe transaksionin e furnizimit dhe të shpërndarjes së materialit;
• Të vendosë bar kode për inventarin dhe pajisjet e Transportit;
• Të kryejë edhe detyra të tjera sipas kërkesës, që ia cakton udhëheqësi.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Shkolla e mesme
• Përvoja e punës e preferuar
Shkathtësitë:
- shkathtësi për komunikim,
- njohuri elementare automekanike,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit afron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p.n.).Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 311, kati III.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 13.06.2016, deri më 27.06.2016, deri në orën 16:00.