Vende të lira pune
KONKURS
KONKURS
Për plotësimin e këtyre pozitave:
1. Pozita: Lektor për gjuhën serbe
Referenca : DSHGJ-01/6-16
Koeficienti : C-8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 2(dy)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë, lektori është përgjegjës për:
• Lekturën e teksteve ligjore dhe akteve të tjera të Kuvendit në gjuhën serbe;
• lekturën e amendamenteve, kërkesave publike dhe shkresave të tjera për Kuvendin dhe organet e tij;
• lekturën e teksteve të përkthyera nga gjuha shqipe, angleze dhe turke në gjuhën serbe;
• lekturën e teksteve të spastruara ligjore në gjuhën serbe, të cilat i miraton Kuvendi;
• strukturën sintaksore dhe nivelin gjuhësor të teksteve ligjore dhe të amendamenteve që i miraton Kuvendi në gjuhë serbe;
• kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës dhe letërsisë serbe;
- Përvoja profesionale në lëmin e lekturës e preferueshme.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme;
- njohuri të shkëlqyeshme drejtshkrimore dhe sintaksore të gjuhës serbe,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik;
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme dhe njohuri të mira pune me programet kompjuterike.
2. Pozita: Përkthyes nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas
Referenca : DSHGJ - 02/6-16
Koeficienti : C/8
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 2 (dy )
Mbikëqyrësi: Koordinatori i njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë
Nën mbikëqyrjen e Përkthyesit - Koordinatorit të Njësisë, përkthyesi është përgjegjës për:
• përkthimin me shkrim nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas të të gjitha materialeve të Kuvendit dhe organeve te tij,
• përkthimin simultan dhe konsekutiv nga gjuha shqipe në atë angleze dhe anasjelltas në seanca plenare të Kuvendit, mbledhjet e Kryesisë, mbledhjet e komisioneve parlamentare dhe dëgjimet publike,
• përkthimin e shkresave, kërkesave publike dhe parashtresave që i drejtohen Kryesisë dhe komisioneve parlamentare të Kuvendit për nevoja të Kryesisë dhe të komisioneve përkatëse.
• përkthimin simultan dhe konsekutiv (shqip-anglisht-shqip) në konferenca, takime dhe grupe punuese te tjera si dhe ndihmon në formulimin gjuhësor të fjalimeve në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht),
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
• Diplomë fakulteti në lëmin e gjuhës angleze,
• Dy vjet përvojë profesionale në përkthime.
Shkathtësitë:
- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përkthimit të dokumenteve të ndryshme.
- aftësi për të përkthyer dokumente, në mënyre profesionale, të qartë dhe koncize,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme.
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.
PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p.n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10494dhe 038 200 10493.
Afati për konkurrim është prej 3.6.2016, deri më 17.6.2016, deri në orën 16:00