Vende të lira pune
KONKURS - Për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës
KONKURS
Për zgjedhjen e anëtarit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës
Në pajtim me nenin 5 A të Ligjit nr. 05/L -033, për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-223 për Këshillin Gjyqësor të Republikës Kosovës dhe me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor për zgjedhjen e anëtarëve në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, Kuvendi shpall konkurs për plotësimin e pozitës:
1 (një) anëtar/e nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, siç përcaktohet me nenin 108, paragrafi 6, nënparagrafi 3 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kandidati për anëtar në Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, përveç kushteve të përcaktuara me Kushtetutë dhe me Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Republikës së Kosovës, duhet t'i plotësojë edhe këto kushte:
1. Kandidati që nuk ushtron funksionin e gjyqtarit, duhet të ketë përvojë pune, së paku 10 (dhjetë) vjet në Kosovë dhe duhet të ketë njohuri për funksionimin e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.
2. Të ketë integritet të lartë moral;
3. Të mos jetë i dënuar për vepër penale në Kosovë;
4. Të mos ketë ushtruar ndonjë funksion politik në 3 (tre) vjetët e fundit.
Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale (për kandidatët që nuk
ushtrojnë funksionin e avokatit apo gjyqtarit );
• Dëshmi nga Oda e Avokatëve se kandidati nuk ka shkelje disiplinore ( për kandidatët që
vijnë nga Oda e Avokatëve);
• Autobiografia (Curriculum Vitae);
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;
• Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen, jo më vonë se deri më 25.5.2016, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë, në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", pa nr.
Drejtoria e Personelit, Zyra N-217); me fax: 038 /211-183.