Vende të lira pune

Për plotësimin e vendeve të punës

Dokumenti i Aplikimit

Në bazë të Urdhëresës Administrative 2001/21 për zbatimin e Rregullores 2001/9, të Urdhëresës Administrative 2007/2 për zbatimin e Rregullores së UNMIK-ut 2001/36 për Shërbimin Civil të Kosovës, të rregullave statusore për shërbyesit civilë të Administratës së Kuvendit, në kuadër të rekrutimit të stafit, Administrata e Kuvendit shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës:



1. Udhëheqës i Divizionit për legjislacion, standardizim ligjor, këshillim juridik, kërkim, bibliotekë dhe arkiv (DLS/01/08)

• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: B / 9

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e drejtorit të Departamentit, udhëheqësi i Divizionit, përveç tjerash është përgjegjës për :
• menaxhimin dhe mbikëqyrjen e punëve edhe të zyrtarëve për legjislacion, standardizim, përafrim, këshillim juridik, bibliotekë dhe arkiv,
• standardizimin formal juridik dhe gjuhësor të projektligjeve dhe ligjeve të miratuara,
• përafrimin dhe harmonizimin e legjislacionit me acquis communautair, si dhe të përshtatjes së tij me standardet ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë,
• përgatitjen e ekspertizave profesionale për çështje të caktuara që kanë të bëjnë me deputetë, bibliotekë dhe arkiv,
• mbikëqyrjen dhe ofrimin e mbështetjes me shërbime këshillëdhënëse juridike dhe procedurale për projektligjet,
• mbështetjen e Njësisë së Bibliotekës, të Kërkimit dhe të Arkivit në trajtimin e kërkesave për informim rreth standardeve evropiane dhe ndërkombëtare,
• bashkëpunimin dhe koordinimin e ngushtë me Njësinë për Çështje Plenare e Procedurale, si dhe me Divizionin për Mbështetje të Komisioneve Parlamentare,
• zhvillimin e bashkëveprimeve me Zyrën Ligjore të Qeverisë, me qëllim të përmirësimit të cilësisë së projektligjeve të parashtruara,
• organizimin dhe mbikëqyrjen e punëve që kanë të bëjnë me Planin e Veprimit për Partneritet Evropian,
• kryen edhe punë të tjera të fushëveprimit të këtij divizioni.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Ta ketë të kryer fakultetin juridik, kurse titulli shkencor nga e Drejta Evropiane apo Ndërkombëtare marrë në ndonjë universitet të njohur, do të konsiderohet përparësi.
Përvoja:
T’i ketë pesë (5) vjet përvojë profesionale në punët ligjore. Përvoja në hartimin e ligjeve konsiderohet përparësi.
Aftësia gjuhësore:
Të flasë dhe shkruajë rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe të ketë njohuri të mira të të hartuarit në gjuhën angleze, që do të konsiderohet përparësi.
Aftësi të tjera:
• Aftësitë menaxhuese dhe organizative do të konsiderohen përparësi.
• Aftësi për një qëndrim profesional në situata të vështira konfrontimi nën presion të madh të kohës.
• Aftësi për të themeluar prioritete dhe detyra me plan të punës, përfshirë edhe aftësinë për t’u bërë ballë kërkesave me afat të shkurtër.
• Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbale, aftësi për të hartuar dokumente, posaçërisht dokumente ligjore, në mënyrë të logjikshme, të qartë dhe koncize.
• Aftësi të mira ndërpersonale, aftësi për të bashkëvepruar dhe për t’i ruajtur marrëdhëniet efektive dhe të harmonishme me kolegët dhe mbikëqyrësin. Të jetë i aftë të punojë paanshëm në mënyrë efektive në një mjedis shumetnik
• Aftësi për përdorimin e kompjuterit : Word , Excel etj.


2. Udhëheqës i Divizionit të Prokurimit (AK/DP/01/08)

• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: i përhershëm, me kohë provuese prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: B / 9

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Udhëheqësi ka për detyrë të përgjithshme të sigurojë që prokurimet dhe blerjet publike të bëhen në përputhje me procedurat dhe me rregullat e përcaktuara me akte përkatëse ligjore dhe nënligjore.
Krahas punës kryesore, ka edhe detyra të veçanta si vijon:
• Ndjek dhe kontrollon zbatimin e përpiktë dhe të njëllojtë të procedurave ligjore të prokurimit.
• Mban përgjegjësi për respektimin e të gjitha rregullave dhe të afateve të caktuara në aktet ligjore e nënligjore për prokurimin publik; për saktësinë dhe bazueshmërinë ligjore të të gjitha akteve që dalin nga Zyra e Prokurimit, duke e nënshkruar bashkë me specialistin përkatës zbatimin e procedurave të prokurimit, duke u mbështetur në legjislacionin përkatës dhe ka të drejtë pezullimi të këtyre procedurave në rast se konstaton shkelje të tyre.
• Përfaqëson Zyrën e Prokurimit dhe bashkërendon punët në relacionin brenda strukturave organizative të Administratës së Kuvendit më të cilat korrespondon.
• Harton propozimin e planit vjetor të prokurimeve, dokumentet e tenderit, në bashkërendim me Komisionin e vlerësimit të ofertave në bazë të fletëkërkesës për prokurim dhe i shpërndan ato për pjesëmarrësit sipas rregullave të caktuara.
• Jep sqarime për çdo paqartësi që mund të kenë kandidatët në lidhje me dokumentet e tenderit.
• Mban dhe administron dosjen e prokurimit nga urdhri deri te kontrata e lidhur me firmën fituese dhe në fund të vitit kalendarik e dorëzon dosjen në arkiv.
• Ruan sekretin e çdo informacioni që merr gjatë zhvillimit të procedurave të tenderit.
• Kryen edhe punë të tjera nga fusha e Divizionit sipas urdhrit të drejtorit të Administratës së Kuvendit.

Kualifikimet e kërkuara:
• Diploma e fakultetit në fushat e ekonomisë, të financave, të administrimit të biznesit, të inxhinieringut apo në fusha të tjera të ngjashme dhe të jetë i certifikuar për profesionalizëm në prokurim nga KRPP.
Njohja e operacioneve të logjistikës.Njohuri në programet e kompjuterit Windows, Excel dhe Word-in)
Përvoja:
Të ketë pesë (5 )vjet përvojë në punët e prokurimit .
Aftësia gjuhësore:
Njohja e gjuhës shqipe dhe e serbishtes , preferohet njohja e gjuhës angleze.
Aftësitë tjera:
Kërkohet të ketë aftësi udhëheqëse dhe organizative, të jetë i hapur, të ketë mendim kreativ dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje.


3. Udhëheqës i Divizionit për Protokoll, Mbështetje të Deputetëve dhe Komunikim, (DPDK/01/08)

• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: i përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: B / 9

Detyrat dhe përgjegjësitë :

• Nën mbikëqyrjen e përgjithshme të sekretarit të Kuvendit, punonjësi do të shërbejë si zyrtar i lartë profesional në Kuvendin e Kosovës. Në këtë pozitë, punonjësi do të ketë detyra dhe përgjegjësi lidhur me aktivitetet e Divizionit sapo të themeluar për Protokoll, Mbështetje Deputetëve dhe Komunikim.
• Në përgjithësi, Divizioni për Protokoll, mbështetje për deputetë dhe komunikim, u ofron mbështetje shërbimeve profesionale, administrative, teknike dhe organeve tjera të Kuvendit dhe rreth shërbimeve tekniko -administrative për deputetët nën autoritetin e sekretarit të Kuvendit;
• Divizioni ka tre seksione kryesore dhe se Udhëheqësi i Divizionit mban përgjegjësi dhe përkujdeset për funksionim sa më efikas dhe sa më adekuat të këtyre seksioneve:
1. Seksionit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Protokoll,
2. Seksionit për Media dhe Marrëdhënie me Publikun dhe
3. Seksionit për Mbështetje të Deputetëve.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Të ketë të kryer fakultetin, drejtimi: Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Komunikim, Gazetari apo Shkenca Politike në njërin nga universitetet e njohura.
Përvoja:
Të ketë pesë (5) vjet përvojë profesionale në Komunikim, Protokoll apo Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe një përvojë e tillë konsiderohet si përparësi.
Aftësia gjuhësore:
Njohje e rrjedhshme e gjuhës shqipe, serbe dhe njohja e mirë e gjuhës angleze, e shoqëruar me aftësi të mira të hartimit. Njohja e ndonjërës nga gjuhët tjera zyrtare, që fliten në Institucionet e UE, do të konsiderohet si përparësi.
Aftësitë tjera:
• Kërkohet të ketë aftësi udhëheqëse dhe organizative, të jetë i hapur, të ketë mendim kreativ dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje.
• Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për të bashkëvepruar në marrëdhëniet efektive dhe të harmonishme me kolegët dhe mbikëqyrësin.
• Njohuri për punën e Kuvendit, të jetë i/e aftë të përballojë dhe organizoj punën, të jetë në gjendje të punojë me orar të lakueshëm.
• Aftësi për përdorimin e kompjuterit : Word , Excel etj.


4. Zyrtar i lartë për legjislacion (DLS/02/08)

• Numri i pozitave: Dy (2)
• Angazhimi: I përhershëm me kohë provuese prej dymbëdhjetë (12) muajsh
• Shkalla/Niveli: C / 8.5

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e përgjithshme administrative të Udhëheqësit të Divizionit për Legjislacion, Hulumtim dhe Bibliotekë, Zyrtari i lartë për legjislacion do të shërbejë si zyrtar profesional ligjor në Kuvend.
Zyrtari i lartë për legjislacion do të ketë detyra dhe përgjegjësi lidhur me aktivitetet ligjore të njësisë të sapo themeluar (Njësia për hulumtim, harmonizim dhe draftim legjislativ ) dhe do të ketë bashkëpunim e koordinim të ngushtë me Njësinë për standardizim dhe Divizionin për mbështetje komisioneve parlamentare. Ndër të tjera ai është përgjegjës për:
• hartimin e shënimit preliminar tekniko-juridik për çdo projektligj të parashtruar nga Qeveria apo nga Kuvendi; ky shënim duhet të trajtojë të gjitha aspektet ligjore të harmonizimit të legjislacionit me acquis communautaire dhe të përshtatjes së tij me standardet ndërkombëtare të aplikueshme në Kosovë e që i ka ai projektligj;
• kur është e nevojshme duhet të merrë pjesë në mbledhjet e komisioneve dhe ju përgjigjet pyetjeve lidhur me pajtueshmërinë me acquis communautaire dhe standardet ndërkombëtare të një projektligji;
• zhvendos propozimet teknike dhe juridike të përfshira në shënimin teknik në amendamente teknike; i mbështet stafin mbështetës të komisioneve në hartimin e amendamenteve dhe/apo harton amendamente teknike;
• Propozimin e korrigjimeve teknike për amendamentet e mbështetura nga komisioni dhe vazhdon punën edhe me kontrollin final të tekstit pas votimit të tij në seancë plenare, duke u bazuar në pajtueshmërinë e projektligjit me acquis communautaire dhe me standardet ndërkombëtare të cilat aplikohen në Kosovë;
• Dhënien e këshillave Sekretarit, Kryetarit dhe organeve tjera të Kuvendit rreth çfarëdo çështje ligjore;

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Të ketë të kryer fakultetin juridik. Titulli shkencor Magjistër ose Doktor i Shkencave Juridike, do të konsiderohet si përparësi.
Përvoja:
Të ketë tre (3) vjet përvojë profesionale me punë ligjore. Përvoja në hartim të ligjit konsiderohet si përparësi.
Aftësia gjuhësore:
Të flasë dhe shkruajë rrjedhshëm në gjuhën Shqipe, dhe gjuhën serbe. Të ketë njohuri të mirë të gjuhës Angleze, kjo e shoqëruar me aftësi të mira të hartimit.
Aftësi tjera:
• Zyrtari duhet të jetë i hapur, të ketë mendim kreativ dhe të jetë në gjendje të gjejë zgjidhje.
• Aftësi shumë të mira komunikimi me shkrim dhe verbale, me aftësi për të hartuar dokumente, posaçërisht dokumente ligjore, në mënyre të logjikshme, të qartë dhe koncize.
• Aftësi për përdorimin e kompjuterit : Word , Excel etj.


5. Zyrtar i lartë për protokoll (DPDK/02/08)

• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: i përhershëm, me kohë provuese prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: C / 8

Detyrat dhe përgjegjësitë :

• Në bashkërendim dhe në bashkëpunim me udhëheqësin e shërbimit i merr, përkatësisht i ndan ato detyra ditore, si dhe ato me afat të gjatë pune.
• Për të gjitha çështjet që i referohen detyrave të punës të marra përsipër nga udhëheqësi i shërbimit, i korrespondon dhe i përgjigjet udhëheqësit të shërbimit.
• Kryen edhe punë të tjera nga kjo fushë sipas kërkesës së udhëheqësit të shërbimit.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Përgatitja superiore shkollore – fakulteti i kryer. Përvoja:
Të ketë pesë (5 ) vjet përvojë pune , njohja e gjuhës angleze .
Aftësia gjuhësore:
Aftësia për të komunikuar me shkrim dhe me gojë në gjuhën shqipe dhe në gjuhën serbe, kurse njohja e anglishtes është e nevojshme .


6. Zyrtarë i lartë për marrëdhënie ndërkombëtare (DPDK/03/08)

• Numri i pozitave: 1 (një)
• Angazhimi: i përhershëm, me kohë provuese prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: C/8

Detyrat dhe përgjegjësitë :

• Organizon, ndjek dhe përgjigjet për aplikimin e ceremonialit zyrtar në veprimtaritë e Kuvendit.
• Organizon dhe ndjek ceremonitë e pritjes dhe të përcjelljes, si dhe të gjitha praktikat protokollare gjatë vizitave të delegacioneve të huaja.
• Në bashkëpunim me subjektet përkatëse të Kuvendit , harton programin e vizitës së delegacioneve të huaja parlamentare.
• Përgatit anën protokollare, ndjek dhe shoqëron vizitat e veprimtaritë e Kryetarit të Kuvendit, si dhe të anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit.
• Bashkërendon punën me shërbimet e tjera protokollare të subjekteve të tjera institucionale, takimet e kryetarit, të anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit, të kryetarëve të grupeve parlamentare, kryetarëve të komisioneve të Kuvendit si dhe të deputetëve me përfaqësuesit e trupit diplomatik ose me organizmat e ndryshëm ndërkombëtarë.
• Interesohet për shkëmbimin e telegrameve dhe të ftesave zyrtare të kryetarit dhe të anëtarëve të Kryesisë me homologë dhe me titullarë të institucioneve të ndryshme ndërkombëtar.
• Organizon dhe ndjek shkëmbimin e dhuratave të kryetarit të Kuvendit me personalitete të huaja dhe titullarë të trupit diplomatik të akredituar në Kosovë.
• Bashkëpunon me dekoratorët e ndryshëm për paraqitjen estetike të dhuratave si dhe për ambalazhimin e tyre të paktën 3 ditë para afatit.
• Në bashkëpunim me subjektet përkatëse të Kuvendit harton listën e pjesëmarrësve në takimet zyrtare dhe në pritjet e kryetarit të Kuvendit.
• Në bashkëpunim me subjektet përkatëse të Kuvendit harton procesverbale për takimet diplomatike dhe ndjek praktikat protokollare me përfaqësitë diplomatike për vizitat e delegacioneve të Kuvendit.
• Mban lidhje me sekretarinë e kryetarit dhe njofton jo më vonë se 24 orë para se të mbahen veprimtaritë , shefin e Seksionit të Mediave dhe të Marrëdhënieve me Publikun lidhur më publikimet.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Përgatitja superiore shkollore – fakulteti i kryer Përvoja: Të ketë 5 vjet përvojë pune.
Aftësia gjuhësore:
Të flasë dhe të shkruajë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe si dhe të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze. Kjo do të konsiderohet përparësi.


7. Nëpunës administrativ (AK/SP/01/08)

• Numri i pozitave: 1 (një) - (minoritet)
• Angazhimi: I përhershëm, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
• Shkalla/Niveli: E /6

Detyrat dhe përgjegjësitë :

• Kryen punët administrative që kanë të bëjnë me personelin sa i përket të dhënave dhe shënimeve për listën e pagave, vijimit dhe prezencën në punë, pushimeve të ndryshme, kontratave, përshkrimit të vendeve të punës, vlerësimit individual vjetor të përmbushjes së detyrave, vërtetimeve, referencave dhe kërkesave apo ankesave të punëtorëve duke i protokolluar dhe proceduar në shqyrtim të mëtejmë.
• Merr pjesë në azhurnimin e dosjeve konfidenciale të punëtorëve.
• Evidenton dhe i sistemon të dhënat mbi menaxhimin e personelit për nevoja analitike dhe organizative.
• Pjesëmarrje dhe përkrahje administrative, profesionale dhe teknike në veprimet dhe aktivitetet e rekrutimit, avancimit, shqyrtimeve disiplinore dhe të apelit.
• Siguron të dhëna lidhur me ndryshimet në strukturën e të punësuarve.
• Kryen detyra të veçanta që ia cakton shefi i Seksionit të Personelit.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Të ketë të kryer shkollën e mesme Përvoja: Të ketë (3) vjet përvojë punë në punët e personelit ose në administratë të përgjithshme .
Aftësia gjuhësore:
Është e domosdoshme njohja e njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës, njohja e gjuhës tjetër zyrtare është e preferuar .


8. Nëpunës (Operator) / daktilograf (DP/NJTL/01/08)

• Numri i pozitave: Një (1)
• Angazhimi: I përhershëm me kohë provuese prej dymbëdhjetë (12) muajsh
• Shkalla/Niveli: F /5

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Shtyp dokumente të përkthyera në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe dhe në gjuhën turke, nga materiali i shtypur ose i regjistruar në shirit, që përgatiten dhe /ose korrektohen nga grupi për përkthim i Seksionit të Shërbimeve Gjuhësore, në mënyrë që të nxirren dokumente me forma të përsosura.
Ai/ajo do të angazhohet për paanësi dhe do të jetë shembull paanësie multietnike në vendin e punës, por duhet të përpiqet që vazhdimisht t’i përmirësojë aftësitë e tij/të saj të shtypjes, transkriptimit dhe të punës me kompjuter.
Shtypja e teksteve të përkthyera në Seksionin e Shërbimeve Gjuhësore, që përfshijnë një varg të gjerë temash me të cilat merret Kuvendi , për shembull ligjet e reja dhe një numër i madh dokumentesh që nxirren nga komisionet e Kuvendit dhe shtypjen e dokumenteve të tjera.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Të ketë të kryer shkollën e mesme
Përvoja:
Dy vjet përvojë pune si operator /daktilografist. Është e preferuar që kjo përvojë të jetë fituar në ambient siç është Kuvendi.
Përvojë të shkëlqyeshme në shtypjen e veçanërisht në transkriptimin e të gjitha dokumenteve, sidomos të atyre të natyrës politike dhe ligjore.
Shtypja e 40-60 fjalëve në minutë në gjuhën shqipe ose në gjuhën serbe. Aftësi dhe njohuri të punës me kompjuter-Word, ose mundësi dhe dëshirë për ta mësuar këtë shpejt.

Aftësia gjuhësore:
Është e domosdoshme njohja e gjuhëve zyrtare të Kosovës.

9. Asistent teknik / Pastrues i automjeteve

• Numri i pozitave: Një (1)
• Angazhimi: I përhershëm me kohë provuese prej dymbëdhjetë (12) muajsh
• Shkalla/Niveli: F /5

Nën mbikëqyrjen e Koordinatorit të Njësisë së Transportit i kryen të gjitha detyrat e pastruesit të automjeteve, ndihmon në përgatitjen e automjeteve të transportit për shërbimin e stafit të Kuvendit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

• Bën pastrimin e jashtëm dhe të brendshmin të automjeteve.
• Ndihmon në kontrollimet e vogla të mirëmbajtjes së automjeteve në garazh.
• Kujdeset për pajisjet në autolarje.
• Mirëmbajtja e hapësirës së autolarjes.
• Kryen edhe detyra të tjera që ia cakton udhëheqësi.

Kualifikimet e kërkuara:

Arsimimi:
Shkolla e mesme, preferohet patentë shoferi i lëshuar nga organet përkatëse i kategorisë B.
Aftësia gjuhësore:
Është e domosdoshme njohja e njërës nga gjuhët zyrtare të Kosovës

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit. Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do t’u nënshtrohen testimit dhe intervistimit. Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Webfaqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë ”, p.n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Kërkesa mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p.n.), ose me postë, si dhe në Zyrën e Personelit nr .N -217, kati II.

Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10490 dhe 038 200 10493.

Afati për konkurrim është prej 18 mars, deri më 1 prill 2008 deri në ora 17:00.