Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...

E Hënë, 20.05.2019




Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, mbajti sot takimin e radhës, udhëhequr nga Ismajl Kurteshi, kryetar.

Në këtë mbledhje të ftuar ishin ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqeri Bytyqi dhe koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti.

Ministri Bytyqi para anëtarëve të komisionit foli për shqetësimet e ngritura lidhur me testin nacional të organizuar javën e kaluar koordinatori Nacional për Kulturë..., Rexhep Hoti. Ai tha se ky program ështe organizuar nga qeveria, ndërsa ministria e ka nënshkruar këtë marrëveshje bashkëpunimi me koordinatorin nacional.

"MASHT-i ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me koordinatorin që gara të mbahet nëpër shkolla. Dhe forma e organizimi nuk i takon MAShT-it, por i takon zyrës së koordinatorit. Kemi marrë informacione nga njerëz se si po shkojnë gjërat në terren. Para se të mbahet testi kemi pasur shqetësim nga prindërit se testi është i detyrueshëm dhe pastaj jemi takuar me z. Hotin për të qartësësuar se testi është vullnetar. Edhe DKA nga Komuna e Prishtinës ka dërguar një shkresë që kishte të bëntë me testin garues, mirëpo kjo shkresë ka ardhur pasi është mbajtur testi", theksoi ministri Bytyqi. 

Koordinatori Rexhep Hoti, tha se ky test ka qenë vullnetar, i cili është mirëpritur nga DKA-të e disa komunave.

"Në bazë të programit të aprovuar nga Qeveria, janë informuar të gjithë akterët e arsimit. Kanë qenë të informuar Këshilli i Prindërve, DKA-të komunale, përmes të cilëve kemi bashkëpunuar lidhur me testin", tha Hoti.

Ai shtoi se ky program ka qenë ndër më të sukseshmit. Ai po ashtu tha se është i vetmi program që ka gjetur mbeshtetjen e të gjitha subjekteve politike.

Anëtarët e komisionit shtruan pyetje dhe ngritën një varg shqetësimesh lidhur me organizmin e këtij testi, monitorimin, koston, fomulimin e pyetjeve, nevojën për mbajtjen e një testi të tillë etj.

Mbledhja vijoi me raportimin e ministrit Bytyqi lidhur me sigurinë në shkolla.

Shqetësuese gjendjen e paraqiti kryetari i komisionit Ismajl Kurteshi. Ai përmendi rastet e fundit të therrjes me thika në dy shkolla të Kosovës. Edhe deputetë të tjerë po ashtu shprehën shqetësimet e tyre. Ata kërkuan që të ketë më shumë patrullime policore në shkolla.

Ministri Bytyqi tha se edhe për MASHT-in ka qenë shqetësim i madh, ndërsa shtoi se në koordinim me DKA-të ka diskutuar për t'i marrë disa hapa, për parandalimin e rasteve të tilla.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Arsim...