Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Veseli lanson bibliotekën digjitale të Kosovës

E Mërkure, 10.04.2019




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka lansuar sot bibliotekën digjitale, duke theksuar se me këtë projekt do të përfitojnë të gjithë studentët dhe adhuruesit e librit.
Ai tha se të rinjtë tanë janë gjeneratë e epokës digjitale, gjeneratë e inovacionit dhe dijes, që sjell zhvillim ekonomik.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë së hapjes solemne të bibliotekës digjitale, e cila u bë në kuadër të Edicionit të 17-të të Javës së Bibliotekës, kryeparlamentari Veseli tha se dy dekada pas çlirimit dhe një dekadë pas pavarësisë së Kosovës, duhet të punohet fort për shtetndërtim, duke luftuar korrupsionin dhe fuqizuar institucionet e dijes.
Ai tha se lansimi i bibliotekës digjitale paraqet një lehtësi të madhe për studentët dhe libërdashësit, duke i bërë ata të barabartë me kolegët e tyre nëpër vendet e tjera, konform trendëve të zhvillimit teknologjik bashkëkohor.
"Sa herë vij në këtë ambient për mua është pjesë e emocioneve, pasi që e kujtoj herën e parë që kam ardhur këtu si 18-vjeçar, në ditën e parë të studimeve. Kemi kaluar momente gëzimi e sakrifice dhe këto emocione vetvetiu barten në pjesën e përgjegjësive institucionale që kemi sot", theksoi kryeparlamentari Veseli.
Kreu i Kuvendit tha se më shumë një dekadë pas shpalljes së pavarësisë, institucionet duhet të punojnë më mirë, ngase siç tha ai, shteti nuk forcohet duke ikur apo duke u tërhequr nga sfidat.
"Sfidat kanë qenë gjithmonë, por ne kemi qenë ata që nuk jemi dorëzuar para tyre. Në situatën që kemi sot, sfidat janë evidente, por më të vogla se ato që kanë ekzistuar dy dekada më parë. Në luftë jemi ballafaquar me Serbinë dhe sot kemi suksesin tonë", theksoi Veseli.
Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi tha se kjo ministri është duke ndihmuar institucionet e dijes për zhvillimin e tyre, ndërsa drejtori i Bibliotekës, Fazli Gajraku, pohoi se biblioteka digjitale do shërbejë për ruajtjen e trashëgimisë së shkruar të bibliotekës kombëtare të Kosovës.
Ministri i Kulturës si dhe drejtori i BKK e falënderuan Kryeparlamentatin Veseli për iniciativën e tij të para një viti për digjitalizimin e bibliotekës e cila u jetësua sot.

Kryeparlamentati Veseli lanson bibliotekën digjitale të KosovësKryeparlamentati Veseli lanson bibliotekën digjitale të KosovësKryeparlamentati Veseli lanson bibliotekën digjitale të KosovësKryeparlamentati Veseli lanson bibliotekën digjitale të KosovësKryeparlamentati Veseli lanson bibliotekën digjitale të KosovësKryeparlamentati Veseli lanson bibliotekën digjitale të KosovësKryeparlamentati Veseli lanson bibliotekën digjitale të Kosovës