Lajmet e fundit

Nënkryetari Haliti takoi ambasadorin Zannier dhe Kryesuesin e OSBE-së në Kosovë, Braathu

E Marte, 02.04.2019




Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Xhavit Haliti, prit sot në takim Komisionerin e Lartë për Pakica Nacionale, ambasadorin Lamberto Zannier dhe Kryesuesin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadorin Jan Braathu.

Në takim i diskutua për zhvillimet aktuale politike në Kosovës, për rolin e OSBE-së dhe mbështetjen e kësaj të fundit për zhvillimin e demokracisë në vendin tonë ndër vite dhe ndërtimin e institucioneve demokratike.

Duke çmuar lart rolin e OSBE-së në këto procese, nënkryetari Haliti theksoi nevojën e prezencës së Kosovës në mbledhjet e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe për këtë kërkoi mbështetjen e ambasadorit Zanier.

"OSBE-ja në Kosovë është në shtëpinë e saj dhe si e tillë do të trajtohet", theksoi nënkryetari Haliti.

Ai po ashtu i njoftoi mysafirët me proceset politike nëpër të cilat po kalon vendi ynë, hapësirën dhe të drejtat ligjore dhe praktike që gëzojnë komunitetet pakicë, si në Kuvend, ashtu edhe në institucionet e tjera dhe jetën politike e shoqërore në përgjithësi, dialogun me Serbinë dhe nevojën e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

Ambasadori Zannier nga ana e tij, theksoi se Kuvendi mbetet në epiqendër të zhvillimeve politike në Kosovë dhe rrjedhimisht roli i tij mbetet i rëndësishëm.

Ai tha se OSBE-ja vazhdon të mbetet partnere dhe mbështetëse e rëndësishme e Kosovës në shumë procese zhvillimore të saj.

 

 

Nënkryetari Haliti takoi ambasadorin Zannier dhe Kryesuesin e OSBE-së në Kosovë, BraathuNënkryetari Haliti takoi ambasadorin Zannier dhe Kryesuesin e OSBE-së në Kosovë, BraathuNënkryetari Haliti takoi ambasadorin Zannier dhe Kryesuesin e OSBE-së në Kosovë, Braathu