Lajmet e fundit
Komisioni për Arsim...
E Marte, 07.05.2019
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi, udhëhequr nga Ismajl Kurteshi, kryetar, për herë të dytë radhazi, nuk arriti ta mbajë mbledhjen e rregullt në mungesë kuorumi.
Kryetari i komisionit Kurteshi, u shpreh i shqetësuar për mos pjesëmarrjen e anëtarëve të komisionit në mbledhjet e rregullta të thirrura nga komisioni. Kurteshi, shtoi se kjo tregon papërgjegjësi dhe neglizhencë ndaj detyrave dhe obligimeve që deputetët kanë ndaj shtetit dhe qytetarëve të tyre.
Në këtë mbledhje, të ftuar për raportim ishin përfaqësuesit e Këshillit për Trashëgimi Kulturore të Kosovës.
Mbledhja e thirrur për sot, nuk u mbajt pasi që, të pranishëm ishin vetëm pesë anëtarë të këtij komisioni.