Transkriptet

    Seancë Plenare - Vazhdim

    E Premte, 21.12.2018 13:00




    Rendi i ditës


    I. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 nëntor 2018:

    1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës.


    II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 13 shtator, 18, 31 tetor, 2, 7 dhe 23 nëntor 2018:

    1. Votimi në parim i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
    2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
    3. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
    4. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
    5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete,
    6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-067 për plotësimin edhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-063 për Hekurudhat e Kosovës,
    7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 06/L-038 për shërbimet postare,
    8. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 02/L-31 për lirinë fetare në Kosovë,
    10. Votimi i rRaportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
    11. Votimi për Emërimin e 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
    12. Votimi për shkarkimin e z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
    13. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar për dialogun me Serbinë,
    14. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e "shkëmbimit të territoreve" apo "korrigjim të kufijve" në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë,
    15. Votimi për emërimin e kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë,
    16. Votimi i raportit vjetor të Auditimit për Pasqyrat Vjetore Financiare të Stacionit të Autobusëve në Prishtinë për vitin 2017,
    17. Votimi i raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për bankat, institucionet mikrofinanciare dhe institucionet financiare jobankare,
    18. Votimi i raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen nga diskriminimi,
    19. Votimi i raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2017,
    20. Votimi i rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2017,
    21. Votimi për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me gjendjen në PTK dhe Vala,
    22. Votimi i kryesuesit të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, sipas kërkesës së GP të PSD-së.

     

    III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 23 nëntor 2018:


    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

    2. Koha për pyetje parlamentare,

    3. Shqyrtimi i dytë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,

    4. Interpelanca e ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Skender Reçica, sipas kërkesës së deputetit Faton Topalli, mbështetur edhe nga 11 deputetë nga GP i PSD-së, në lidhje me vdekjet dhe lëndimet e punëtorëve në vendin e punës,

    5. Votimi në parim i Projektligjit për peticione,

    6. Votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen nga zhurma,

    7. Votimi në parim i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

    8. Votimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,

    9. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,

    10. Përzgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.


    IV. Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 4 dhjetor 2018:

    1. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me dështimet e koalicionit qeverisës të cilat kulmuan me mosliberalizim të vizave.


    V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 dhjetor 2018:

    1. Votimi në parim i Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019,

    2. Votimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,

    3. Votimi në parim i Projektligjit për produktet biocide,

    4. Votimi në parim i Projektligjit për Odën e Arkitekteve dhe Odën e Inxhinierëve në fushën e ndërtimit,


    5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/32 për Familjen i Kosovës,

    6. Votimi i raportit të Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për vitin 2017,

    7. Votimi i raportit për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2017,

    8. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,

    9. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,

    10. Shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-136 për ratifikimin e Marrëveshjes për Kredi ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Unicredit Bank Austria Ag për Projektin e sistemit për largimin e ujërave të zeza për Komunën e Podujevës.

    Transkripti

    Votimi elektronik

    pika 1
    pika 2
    pika 3
    pika 4
    pika 4
    pika 5
    pika 6
    pika 7
    pika 7
    pika 20