Vende të lira pune

K O N K U R S

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall


          K O N K U R S

Për tre anëtarë të Bordit për Ankesa të Komisionit të Pavarur për Media

Përgjegjësitë dhe kompetencat

Bordi për Ankesa shqyrton ankesat e palëve ndaj vendimeve të KPM-së që drejtpërdrejt i
nënshtrohen vendimit për sa i përket:

• dhënies, refuzimit, mosripërtëritjes ose revokimit të lejes transmetuese;
• vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike;
• shqiptimit të sanksioneve dhe çështjeve tjera të ngjashme që mbështeten në aktet nënligjore.
• Bordi i Ankesave mund të mbështesë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të KPM-së, duke vepruar sipas ankesës për vendimin përkatës


Kandidatët për anëtarë të Bordit duhet t'i plotësojnë këto kushte:

• Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe të kenë vendbanim të përhershëm në Kosovë,
• Të kenë së paku diplomë universiteti në fushën e drejtësisë ,
• Të kenë provimin e dhënë të judikaturës,
• Të kenë minimum pesë (5) vjet përvojë profesionale në fushën e avokaturës, çështjeve gjyqësore, ligjit administrativ, rregullimin e mediave apo politikën rregullative,
• Të jenë figura eminente me karakter dhe moral të lartë, paanshmëri e integritet, përkushtim të dëshmuar të administrimit të duhur të drejtësisë,
• Të mos kenë pengesa në kuptim të nenit 39 të Ligjit për Komisionin e Pavarur për Media.

Anëtarët e Bordit për Ankesa emërohen me mandat trevjeçar (3) dhe mund të rizgjidhen vetëm edhe për një mandat tjetër.

 


Aplikacionit duhet t'i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:


• Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
• Letra motivuese;
• Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
• Dëshmia për përvojën e punës;


Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 22 qershor 2012, deri në orën 16.00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr., Zyra e Personelit, Zyra N-217); me fax: (0) 38 211-183.


Aplikacionet mund të merren në këto vende:


Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë" pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës - www.assembly-kosova.org


Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: (0) 38 211-648 dhe (0) 44 147-264.