Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 28.04.2014 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
4. Miratimi i amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e duhanit,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për masat antidamping dhe masat kundërbalancuese,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Skemat pensionale të financuara nga shteti,
8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Aviacionin Civil,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2013 i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës,
10. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina, për vitin 2013,
11. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, për vitin 2013,
12. Emërimi i një anëtari në Bordin Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave:
1. Procedimi i nismës qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-048 për Menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë,
2. Procedimi i Projektligjit për Lojërat e Fatit,
3. Rekomandimi i Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me Peticionin e qytetarëve të Komunës së Rahovecit për ndriçimin e fatit të Ukshin Hotit,
4. Propozimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Mediave,
5. Informata e Agjencisë Kosovare të Privatizimit lidhur me ekzekutimin e Vendimit të Kuvendit të Kosovës për pagat e punëtorëve të Fabrikës së Gypave në Ferizaj sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës.
Procesverbali