Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 07.04.2014 11:00




    R e n d i  i  d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
    2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:
    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Arsimin e lartë në Republikën e Kosovës,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Kinematografinë,
    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Sigurimin Shëndetësor,
    8. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Arsimin e lartë të Republikës së Kosovës,
    9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës për vitin 2013,
    10. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
    11. Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,
    12. Emërimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,
    13. Emërimi i anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore,
    14. Zgjedhja e një anëtari të Komisionit të Pavarur për Media,
    15. Miratimi i amendamenteve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

    3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:
    1. Shqyrtimi i Propozim Kornizës afatmesme të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2015-2017,
    2. Shqyrtimi i peticionit të qytetarëve të Rahovecit lidhur me fatin e Ukshin Hotit,
    3. Njoftimi i dy deputetëve të Kuvendit lidhur me vizitën zyrtare të realizuar në Bruksel, prej 18-20 mars 2014,
    4. Njoftimi i deputetit Florin Krasniqi për heqje dorë nga paga mujore dhe kompensimet tjera materiale.

     

    Procesverbali