Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 10.03.2014 11:00




    R e n d i i d i t ë s


    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,


    2. Konfirmimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

    2. Koha për pyetje parlamentare,

    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për provimin përfundimtar dhe provimin e
    Maturës Shtetërore,

     

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,


    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë
    territorit të vendit,


    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës,

     

    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
    Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për Çështjet në lidhje me
    Agjencinë Kosovare të Privatizimit,

     

    8. Shqyrtimi i Planit Hapësinor " Monumenti i Natyrës me rëndësi të Veçantë
    Ujëvarat e Mirushës",


    9. Shqyrtimi i Planit Hapësinor Zona e Mbrojtur me Interes të Veçantë " Beteja e
    Koshares",


    10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Kosovës për hartimin e Planit
    Hapësinor të Parkut Kombëtar " Bjeshkët e Nemuna",

    11. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për Mbikëqyrjen e
    zbatimit të Ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare,

     

    12. Shqyrtimi i rekomandimit të Organit përzgjedhës të pavarur për emërimin e kryetarit
    dhe të anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit,

    13. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti
    dhe Industri për emërimin e kryesuesit dhe të anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen e
    Konkurrencës,

    14. Zgjedhja e Avokatit të Popullit,


    15. Zgjedhja e një anëtari joekzekutiv në Bordin e Bankës Qendrore të Republikës
    së Kosovës,

     

    16. Zgjedhja e pesë anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.


    3. Shqyrtimi i rekomandimeve, propozimeve dhe kërkesave:


    1. Procedimi i Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,


    2. Propozimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e një anëtari
    të Komisionit të Pavarur për Mediave,

     

    3. Shqyrtimi dhe miratimi i Deklaratës për partneritet ndërmjet Kuvendit dhe shoqërisë
    civile,

    4. Kërkesë për mbulimin e shpenzimeve me rastin e vizitës në Kosovë, të delegacionit nga
    Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Shqipërisë,

     

    5. Kërkesë për lejimin e udhëtimit zyrtarë në Bruksel,

     

    6. Kërkesë për lejimin e udhëtimit zyrtarë në Bruksel,

     

    7. Vendimi i Qeverisë së Kosovës për kursimin e 15 % të shpenzimeve në kategorinë
    Mallra, Shërbime dhe komunali të organizatave buxhetore për vitin 2014,


    8. Njoftimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me vizitën zyrtare të
    realizuar në Shqipëri, prej dt. 23-25 shkurt 2014,


    9 Njoftimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik,Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur
    me vizitën zyrtare të realizuar në Bruksel, prej dt. 18-21 shkurt 2014.

     

    Procesverbali