Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 24.02.2014 11:00




    R e n d i i d i t ë s


    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,


    2. Konfirmimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit
    për vitin 2014,

    5. Shqyrtimi i Propozim-programit të Punës së Kuvendit për vitin 2014,
    6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua për Projektin e
    magjistrales Prishtinë-Mitrovicë ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dh Qeverisë së
    Republikës së Kosovës,

    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Menaxhimit Emergjent,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kimikate,
    10. Debat parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisë në shkollat e Republikës së Kosovë,
    11. Debat parlamentar lidhur me gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë,
    12. Debat parlamentar lidhur me procesin e privatizimit të IGK "Ballkan", në Suharekë,
    13. Propozimi i Grupit Parlamentar të AAK-së për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin
    parlamentar.


    3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:

    1. Iniciativa qytetare për fillimin e nismës ligjore për ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048
    për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,

    2. Kërkesa e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për radhitjen në
    shqyrtim të dytë në seancë plenare të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e
    Ligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të
    UÇK-së, viktimave civile të luftës dhe familjeve të tyre,

    3. Kërkesa e Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së.

     

    Procesverbali