Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 10.02.2014 11:00




    R e n d i i d i t ë s


    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,


    2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

    2. Koha për pyetje parlamentare,

    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,

    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomën e
    Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet lidhur me Agjencinë
    Kosovare të Privatizimit,

    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për krijimin e infrastrukturës kombëtare të
    informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,

    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shitjen e
    banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,

    7. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar "Sharri",

    8. Emërimi i një (1) anëtari të Bordit të RTK-së.


    3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:

    1. Procedimi i Projektligjit për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme,

    2. Propozimi i Këshillit Gjyqësor për emërimin e Organit përzgjedhës të Pavarur, për
    përzgjedhjen e kryesuesit dhe të anëtarëve të Organin Shqyrtues të Prokurimit,

    3. Propozimi i Grupit Parlamentar të SLS-së për zëvendësimin e anëtarëve në
    komisionet parlamentare,

    4. Kërkesa e Grupit Parlamentar të LDK-së për debat parlamentar lidhur me zhvillimet në
    Universitetin e Prishtinës " Hasan Prishtina",

    5. Kërkesa e deputetes Ganimete Musliu, e mbështetur nga deputetët nënshkrues, për
    debat parlamentar lidhur me gjendjen e personave me aftësi të kufizuara në Kosovë,

    6. Kërkesa e deputetes Ganimete Musliu dhe Jeton Svirca, të mbështetur nga deputetët
    nënshkrues, për debat parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisë ne shkollat e
    Republikës së Kosovë,

    7. Kërkesë për mbulimin e shpenzimeve me rastin e vizitës në Kosovë, prej datës 11-13
    mars 2014, të delegacionit nga Asambleja Parlamentare e NATOS-së.

     

    Procesverbali