Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 16.12.2013 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,

    2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,

    2. Koha për pyetje parlamentare,

    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Propozimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për miratimin e Strategjisë për
    cilësinë e ajrit për vitin 2013-2022 dhe Planit të veprimit për vitin 2013-2017,
    5. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2012.
    6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2012,
    7. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, mbështetur nga deputetët
    nënshkrues, në lidhje me procesin e privatizimit të Fabrikës së Amortizatorëve në
    Zonën Industriale të Prishtinës.

    3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:

    1. Informata e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me imputet për Raportin e
    Progresit për Kosovën për vitin 2013, si dhe Raportin për ecurinë e procesit të negocimit
    të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit,
    2. Kërkesa e deputetit Elmi Reçica, mbështetur edhe nga tetë (8) deputetë të tjerë, për debat
    parlamentar lidhur me privatizimin e Fabrikës për prodhimin e gypave në Ferizaj,
    3. Procedimi i Projektligjit për shërbimin gjeologjik,
    4. Kërkesa për formimin e Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të
    Radiotelevizionit të Kosovës,
    5. Rekomandimi i Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike,
    Qeverisje Lokale dhe Media për shkarkimin e 3 (tre) anëtarëve të Komisionit të Pavarur
    për Media,
    6. Njoftimi i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri për
    realizimin e vizitës zyrtare në Parlamentin Evropian, prej 25-26 nëntor 2013,
    7. Njoftim me shkresën e ish-anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Shërbimit
    Civil të Kosovës lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të këtij Këshilli nga
    Komisioni Ad-Hoc.

    Procesverbali