Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 09.12.2013 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
2. Vazhdimi i seancës plenare:
1. Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2012,
2. Emërimi i kryetarit dhe i anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit.
3. Përgatitjet për Seancë plenare të radhës:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen dhe
promovimin e të drejtave të komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të
Auditimit të Republikës së Kosovës,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për investimet e huaja,
5. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e
zbatimit të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe
Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për ndërmarrjet publike,
7. Zgjedhja e katër anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
8. Zgjedhja e dy anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media.
4. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:
1. Njoftimi i Presidentes së Republikës së Kosovës, znj Atifete Jahjaga, për t'iu adresuar
Kuvendit të Republikës së Kosovës,
2. Njoftimi lidhur me procedurat e tenderimit për ofruesin e shërbimeve profesionale për
procesin e riorganizimit të Ndërmarrjes Trepça,
3. Njoftimi i Komisionit për Integrime Evropiane nga Konferenca e tetë e komisioneve
parlamentare për integrime evropiane të shteteve pjesëmarrëse në procesin e Stabilizim
Asocimit të Evropës Juglindore-COSAP,
4. Njoftimi i deputetit Etem Arifi për dorëheqje nga GP "Ardhmëria e Përbashkët".