Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 25.11.2013 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,


    2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

    1. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për hua për financimin e vazhdimit të ndërtimit të rrugës magjistrale Milloshevë-Mitrovicë-Rruga M2 e lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID),

    2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës,

    3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për administratën tatimore dhe procedurat, të ndryshuar dhe plotësuar me ligjin nr. 03//L-102,

    4. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për lojërat e fatit.


    3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:

    1. Kërkesa për debat parlamentar, parashtrua nga deputeti Visar Ymeri, mbështetur edhe nga
    nëntë deputetë të tjerë lidhur me privatizimin e Fabrikës së Amortizatorëve në Zonën
    Industriale të Prishtinës,

    2. Kërkesa për debat parlamentar, parashtrua nga deputetja deputetes Donika Kada-Bujupi,
    mbështetur edhe nga shtatë deputetë të tjerë lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për
    progresin e Kosovës për vitin 2013,

    3. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit për nëntëmujorin e vitit 2013,

    4. Rekomandimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me përzgjedhjen e
    auditorit të jashtëm për auditimin e pasqyrave vjetore financiare të Zyrës së Auditorit të
    Përgjithshëm, për vitin 2013,

    5. Shqyrtimi i kërkesës së banorëve të 15 fshatrave të Rugovës për rishqyrtimin e Ligjit për
    Parkun Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna".

    Procesverbali