Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 08.07.2013 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve së Kryesisë së Kuvendit, të mbajtura më 27
qershor dhe me 1 korrik 2013,
2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-165 për
Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sistemin e lejeve dhe licencave,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe
prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë,
7. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me vendimin e
Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjin nr. 04-L-163 për mallrat e
liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe
Postare për vitin 2012,
9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe
Industri për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për masat mbrojtëse në importe,
10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së
Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2012,
11. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar,
12. Zgjedhja e drejtorit të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memorialë të Kosovës.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Kërkesa e deputetit Kurtan Kajtazi, mbështetur nga deputetët nënshkrues, për debat parlamentar lidhur me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës, roli i EULEX-it, Qeverisë së Kosovës dhe periudha e tranzicionit,
2. Procedimi i Projektligjit për fshatin Zymi i Hasit,
3. Iniciativa qytetare për fillimin e nismës ligjore për ndryshimin dhe plotësimit të Ligjit nr. 04/L-156 për kontrollin e duhanit,
4. Rekomandimi i Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike lidhur me Raportin e Auditimit për pasqyrat financiare të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2012,
5. Informatë për gjendjen në Qendrën Administrative Protokollare në Gërmi.
Procesverbali