Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 20.05.2013 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, të mbajtur më 13 prill 2013,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2011,
5. Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës i Zyrës së Rregullatorit për Ujësjellës dhe Kanalizim për
vitin 2012,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës i Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave për vitin 2012,
7. Debat parlamentar lidhur me gjendjen e pyjeve në Kosovë, sipas kërkesës së Komisionit për
Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave:
1. Kërkesa për Seancë solemne në nderim të Heroit të Kombit, Rasim Kiqina dhe shënimit të 24
vjetorit të rënies së dëshmorit të Kombit, Ali Ajeti, sipas kërkesës së deputetëve Ramiz
Lladrovci dhe Latif Gashi, si dhe të deputetëve nënshkrues,
2. Kërkesa për debat parlamentar lidhur me rirregullimin (heqjen) e taksave të sigurimeve të automjeteve të udhëtarëve dhe automjeteve transportuese të mallrave, sipas kërkesës së deputetit Ramiz Kelmendi, i mbështetur edhe nga deputetët nënshkrues,
3. Kërkesa për debat parlamentar lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në
Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sipas kërkesës së deputetit Lutfi Haziri, i mbështetur
edhe nga deputetët nënshkrues,
4. Kërkesa e Grupit të Grave Deputete për alokimin e mjeteve për blerjen e Mamografit Mobil,
5. Kërkesa për lejimin e udhëtimit zyrtar në Britani të Madhe,
6. Kërkesa për lejimin e udhëtimit zyrtar në Shqipëri,
7. Njoftimi i deputetit Hamza Balje për t`iu bashkuar Grupit Parlamentar të SLS-së,
8. Propozimi i GP të SLS-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
Procesverbali