Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 22.04.2013 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 15 prill 2013,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Interpelanca e Ministrit të Shëndetësisë, z. Ferid Agani, sipas kërkesë së deputetes
Time Kadrijaj mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë, lidhur me gjendjen në
shëndetësinë e Kosovës (Qeveria nuk ka dërguar përgjigje për këtë Interpelancë në
Kuvend),
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tregun e naftës dhe produkteve të naftës në Kosovë,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për administrimin e punës në zyrë,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
8. Zgjedhja e një anëtari në Komisionin për Kërkesa Pronësore.
3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave:
1. Kërkesa e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për debat parlamentar lidhur me gjendjen e pyjeve në Kosovë,
2. Shqyrtimi i kërkesës së Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, për
miratimin e tarifave vjetore për vitin 2013,
3. Procedimi i Projektligjit për Fshatin Zymi i Hasit,
4. Kërkesë për mbajtjen e një Seance të Kuvendit, në të cilën z. Ekmeleddin
Ihsanoglu, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Bashkëpunim Islamik do t'iu
drejtohet me një fjalë rasti deputetëve të Kuvendit,
5. Kërkesa e deputetëve Blerta Deliu-Kodra dhe Bekim Haxhiu të mbështetur edhe
nga 5 deputetët tjerë për Seancë Solemne për nderim të Heroit-Gjeneral Ilaz Kodra
dhe gjithë dëshmorëve dhe pjesëtarëve të Brigadës 114 "Fehmi Lladrovci",
6. Kërkesa e deputetit Ramiz Lladrovci i mbështetur edhe nga 6 deputetët tjerë
për Seancë Solemne për nderim të "Betejës së Prekazit të Epërm", të udhëhequr
nga Tahir e Nebih Meha,
7. Kërkesa e deputetit Fadil Demaku i mbështetur edhe nga 6 deputetët tjerë
për Seancë Solemne për nderim të "Betejës së Llapushnikut".
8. Kërkesa e deputetes Alma Lama për procedimin e Projektligjit për mbrojtjen e
burimeve të gazetarisë,
9. Marrëveshja e deputetëve nga radha e komuniteteve tjera joshumicë dhe joserb për
zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit me rrotacion nga këto komunitete,
10. Kërkesa e deputetes Emilija Rexhepi lidhur me procedurën e zgjedhjes së
nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë dhe joserb të
përfaqësuara në Kuvend.