Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 02.04.2013 11:00




    R e n d i i d i t ë s


    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 25 mars 2013,


    2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,

    3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

    4. Interpelanca e Ministrit të Punëve të Brendshme, z. Bajram Rexhepi, sipas kërkesë së
    Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me dyshimet për keqpërdorimet
    në Ministrinë e Punëve të Brendshme, përfshirë Kontratën e pasaportave biometrike
    me kompaninë austriake (OESD),

    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sistemin e pagesave,

    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për kontrollin e duhanit,

    7. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me vendimin e
    Presidentes së Republikës së Kosovës për kthimin e Ligjin nr. 04-L-163 për mallrat e
    liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor,

    8. Debat parlamentar lidhur me Raportet e Institucioneve Ndërkombëtare për zhvillimet
    në Kosovë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës,

    9. Debat parlamentar lidhur me tjetërsimin e pronës publike dhe shoqërore gjatë
    periudhës 22 mars 1989 deri me 10 qershor 1999, sipas kërkesës së Grupit
    Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje,

    10. Debat parlamentar lidhur me ndryshimin e politikave fiskale në funksion të nxitjes,
    rritjes së prodhimtarisë vendore dhe zhvillimit ekonomik në tërësi, sipas kërkesës së
    deputetit Ramiz Kelmendi, i mbështetur nga deputetët nënshkrues,

    11. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e
    zbatimit të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë,

    12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2012,

    13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2012.


    3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:


    1. Shqyrtimi i Propozim-Planit strategjik të veprimit të Kuvendit të Kosovës për
    periudhën 2013-2018,
    2. Kërkesa e Grupit Parlamentar të LDK-së, për debat parlamentar lidhur me statusin
    e pazgjidhur të punëtorëve të arsimit shqiptar të Republikës së Kosovës nga viti
    1990/1 deri në vitin shkollor 1998/9,
    3. Kërkesa e Grupit Parlamentar të LDK-së, për debat parlamentar lidhur me
    Ndërmarrjen Trepça,
    4. Kërkesa e Grupit Parlamentar të SLS-së për formimin e Komisionit për Standardizim
    të Gjuhëve në Kuvendin e Kosovës,
    5. Kërkesa e deputetes Alma Lama për procedimin e Projektligjit për mbrojtjen e
    burimeve të gazetarisë,
    6. Njoftimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me përzgjedhjen e
    auditorit të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës së Auditorit të
    Përgjithshëm për vitin 2012.

     

    Procesverbali