Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 04.03.2013 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë, të mbajtura më 25 dhe 27
shkurt 2013,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Shqyrtimi i Planit të Veprimit për negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocim,
5. Shqyrtimi i Programit të Punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2013,
6. Shqyrtimi i amendamenteve 23 dhe 24 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, të
propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për avokaturën shtetërore,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fondet
pensionale të Kosovës,
9. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të
Pagjetur dhe Peticione për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit kundër diskriminimit.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Kërkesa e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për debat parlamentar për gjendjen ekonomike në Kosovë,
2. Kërkesa e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për debat parlamentar lidhur me raportet e Institucioneve Ndërkombëtare për zhvillimet në Kosovë,
3. Kërkesa e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës për debat
parlamentar lidhur me faturimin e shpenzimit të energjisë elektrike për muajin
janar 2013,
4. Shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2012,
5. Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit për Reformën Zgjedhore për periudhën 22 prill 2011 deri më 29 gusht 2012,
6. Kërkesa për rregullimin e statusit të mësimdhënësve në sistemin arsimor të Kosovës prej vitit 1990/91 deri në vitin 1998/99,
7. Njoftimi për formimin e Grupit punues joformal ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Shoqërisë civile,
8. Njoftimi i Komisionit për Arsim lidhur me vizitën studimore të realizuar në Gjermani, prej 10 deri më 12 shkurt 2013.
Procesverbali