Procesverbalet
Mbledhja e komisionit
E Mërkure, 20.02.2013 13:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura të komisionit, dt. 08.02.2013, 11.02.2013 dhe 13.02.2013;
3. Shqyrtimi i Projektligjit për Veprimtari Kërkimore, Shkencore, Inovacione dhe Teknologji, me Raportin me amendamentet e komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari dhe Mjedis dhe Planifikim Hapësinor;
4. Shqyrtimi i Projektligjit për tarifat e veçanta të akcizës për prodhimin fillestar dhe prodhimin e vogël të produkteve alkoolike të prodhuara në Kosovë;
5. Shqyrtimi në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-054 për Statusin dhe të Drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Viktimave Civile dhe Familarëve të tyre;
6. Shqyrtimi i Projektligjit për Avokaturën Shtetërore me Raportin me amendamente të Komisionit funksional për Legjislacion;
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-183 për transportin tokësor të mallrave të rrezikshme me Raportin me amendamente të Komisionit Funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri;
8. Shqyrtimi i Raportit me amendamentet të Grupit Punues të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Projektligjin për Sistemin e Pagesave;
9. Shqyrtimi Raportit të Shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për vitin 2012;
10. Të ndryshme:
10.1. Caktimi i grupit punues për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Prokurimin Publik në Republikën e Kosovës.
Procesverbali