Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 04.02.2013 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 28 janar 2013,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për sigurinë e
përgjithëshme të produkteve,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për zonat ekonomike,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me
tarifë zero të tatimit doganor.
Shqyrtimi i parë i Projektligjeve te bartura nga seanca e kaluar:
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për turizmin,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investimet e huaja,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për produktet e ndërtimit,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin dhe
mbikëqyrjen e tregut,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografik.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 10 deputetë të
tjerë, për debat parlamentar lidhur me demonstratën e 10 shkurtit 2007,
2. Shqyrtimi i Propozimit të Grupit parlamentar 6+ si dhe propozimit të deputetëve te
komunitetit boshnjak, për ndërrimin e anëtarit të Kryesisë së Kuvendit,
3. Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Agim Kuleta, për informim rreth procedimit
të Projektrregullores së Kuvendit,
4. Propozimi i Grupit Parlamentar të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në
Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri.
Procesverbali