Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 03.12.2012 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 19 nëntor 2012,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Bashkëpunim Financiar ndërmjet
Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë,
5. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe
Industri, për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Efiçiencën e energjisë,
6. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Jashtme për mbikëqyrjen e zbatimit të
Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës,
7. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e
periudhës kalimtare të lirimeve nga Tatimi i vlerës së shtuar deri më 31 dhjetor 2014,
8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e
anëtarëve në Bordin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Procedimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet
pensionale të Kosovës,
2. Procedimi për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Universitetit të Prishtinës "
Hasan Prishtina",
3. Rekomandimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me përzgjedhjen e
auditorit të jashtëm për auditimin e pasqyrave financiare të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm,
për vitin 2012,
4. Njoftimi me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me amendamentet
kushtetuese të propozuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
5. Propozimi i Grupit Parlamentar të LDK-së për zëvendësimin e anëtarit të Komisionit
për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Procesverbali