Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 05.11.2012 10:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 29 tetor 2012,
2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investimet e huaja,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Avokaturën Shtetërore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organet qeveritare për shoqërinë e informacionit,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2011.
9. Ratifikimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për themelimin e
Universitetit të Prizrenit dhe të Universitetit të Pejës,
10. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit
për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
11. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion lidhur me emërimin e anëtarëve
të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe kërkesave:
1. Procedimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e
Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
2. Procedimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëpunim financiar
ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë,
3. Kërkesa e deputetit Ramë Vataj, mbështetur edhe nga tetëmbëdhjetë deputetë të tjerë, për
debat parlamentar lidhur me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
4. Njoftimi i Grupit Parlamentar të SLS-së lidhur me vendimin për zëvendësimin e
anëtarit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.