Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 29.10.2012 11:00




    Rendi i ditës

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 22 tetor 2012,


    2. Konfirmimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare

    Rendi i ditës për mbledhje plenare është caktuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, më 22 tetor 2012:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
    4. Votimi i Projektligjit për ratifikimin e amendamentit të neneve të Marrëveshjes
    së Fondit Monetar Ndërkombëtar për reformën e Bordit Ekzekutiv,
    5. Votimi i Projektligjit për rritjen e kuotës së Republikës së Kosovës në Fondit
    Monetar Ndërkombëtar,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kontrollin e duhanit,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale,
    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për sistemin e pagesave,
    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zonat ekonomike
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për regjistrimin e pengut në regjistër për sendet e
    luajtshme,
    12. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale për
    mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit të Punës,
    13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2011,
    14. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e tre anëtarëve në
    Bordin për Ankesa të Mediave.

    Ndërkohë, kushtet për procedim i kanë plotësuar edhe këto pika:

    1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Avokaturën Shtetërore,
    2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë e Regjistrimit Civil,
    3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për organet qeveritare për shoqërinë e informacionit,
    4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit
    për dhënien e provimit të Jurisprudencës,
    5. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion lidhur me emërimin e anëtarëve
    të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas.


    3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe kërkesave:

    1. Kërkesa e Kryeministrit të Kosovës për ta informuar Kuvendin e Kosovës për
    takimin e tij me kryeministrin e Serbisë,
    2. Kërkesa e deputetit Ramë Vataj, mbështetur edhe nga tetëmbëdhjetë deputetë të tjerë, për
    debat parlamentar lidhur me Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
    3. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të Radio-Televizionit të
    Kosovës

     

    Procesverbali