Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 24.09.2012 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 11 shtator 2012,
2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Votimi i Raportit vjetor të performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së
Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat e funksionarëve publik,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së
përfituar me vepër penale,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për provimin e jurisprudencës,
8. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të Universitetit të Prishtinës,
për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2011,
9. Shqyrtimi i Propozim vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e
anëtarëve në Bordin e Pavarur për Rishqyrtimin e ankesave.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti,
2. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga
gjashtë deputetë të tjerë lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,
3. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Alma Lama, mbështetur edhe nga shtatë
deputetë të tjerë lidhur me shpenzimin e fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës,
4. Interpelanca e ministrit, Enver Hoxhaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të LDK-së
lidhur me gjendjen në politikën e jashtme të Kosovës.
Procesverbali