Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 11.09.2012 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 3 shtator 2012,


    2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për procedurën përmbarimore,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Agjencinë për menaxhimin e komplekseve memorialë të
    Kosovës,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ujërat e Kosovës,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Procedurën
    Kontestimore,
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për bujqësinë organike,
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Bujqësinë dhe
    Zhvillimin Rural,
    11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2011,
    12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2011,
    13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së
    Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011,
    14. Debat parlamentar, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga gjashtë
    deputetë të tjerë lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.

     

    3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:


    1. Njoftimi i Grupit Parlamentar "6+" për ndërrimin e kryetarit të këtij grupi.

     

     

     

    Procesverbali