Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 03.09.2012 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 27 gusht 2012,
2. Plotësimi i rendit të ditës për mbledhjen plenare më 6 shtator 2012:
1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për veprimtari kërkimore, shkencore, inovacione dhe teknologji,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për arsimin dhe aftësimin profesional,
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organet qeveritare për shoqërinë e informacionit,
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së
paluajtshme të komunës,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për arsimin dhe aftësimin për të rriturit në Republikën e
Kosovës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Avokatit të Popullit për vitin 2011,
8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2011,
9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës me pasqyrat e audituara financiare të Zyrës së
Auditorit të Përgjithshëm për vitin 2011.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Kërkesa e deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë, për debat
parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë,
2. Raporti i shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për gjashtëmujorin e vitit 2012,
3. Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa për kërkesat buxhetore të Kuvendit të
Kosovës për vitin 2013, në bazë të Qarkores së dytë të Ministrisë së Financave.