Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 27.08.2012 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 21 gusht 2012,
2. Përgatitjet për seancën plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për kredi dhe projekt
ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Gjermane për Zhvillim (KFQW)
lidhur me fabrikën e ujit në Shkabaj,
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për skemat pensionale të financuara nga shteti,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e
sistemit për sigurimin e depozitave për institucionet financiare në Kosovë,
7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për regjistrimin e pengut në regjistër për sendet e luajtshme,
8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për taksën rrugore dhe Ekologjike të Automjeteve,
9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për grevat,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektrregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës,
11. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/L- 049 për parandalimin e shpëlarjes së parave dhe financimit të terrorizmit.
Procesverbali