Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Marte, 21.08.2012 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 9 korrik 2012,
2. Përgatitjet për seancën plenare më______gusht 2012:
(Pikat e mbetura nga seanca plenare më 12 korrik 2012)
1. Votimi i tekstit të mocionit të Interpelancës së ministres, Mimoza Kusari-Lila, sipas
kërkesës së grupit të deputetëve nënshkrues lidhur me vendimin e MTI-së për
vendosjen e tarifës prej 35 % për importimin e çimentos,
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës
në bashkëpronësi,
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për pasurimin e miellit,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për
letërnjoftim,
5. Shqyrtimi i Raportit të dytë për zbatimin e Planit të Veprimit të Kuvendit të Kosovës
për integrim evropian për vitin 2012,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Autoritetit Rregullator të Telekomunikacionit për
vitin 2011,
7. Shqyrtimi i Raportit vjetor dhe pasqyrave të audituara të Trustit të Kursimeve Pensionale
të Kosovës për vitin 2011,
8. Debat parlamentar lidhur me përdorimin e tri (3) kodeve të huaja telefonike në Kosovë,
sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues,
9. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për
anëtarë të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media,
10. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit
të Radiotelevizionit të Kosovës.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
1. Procedimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Akademinë e Shkencave
dhe të Arteve të Kosovës (deputeti Ramë Vataj ka paraqitur sqarime shtesë, sipas
Përfundimit të Kryesisë së Kuvendit lidhur me këtë Projektligj),
2. Procedimi i Projektligjit për mbrojtjen e burimeve të gazetarisë (ky Projektligj është
propozuar nga deputetja Alma Lama, me mbështetjen e deputetëve nënshkrues),
3. Kërkesa e deputetes Alma Lama, mbështetur edhe nga shtatë deputetë të tjerë, për debat
parlamentar lidhur me shpenzimin e fondeve publike nga ana e Qeverisë së Kosovës, gjatë
viteve 2010 dhe 2011,
4. Kërkesa e deputetit Visar Ymeri, mbështetur edhe nga gjashtë deputetë të tjerë, për
debat parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë.