Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 21.05.2012 15:00




    R e n d i i d i t ë s


    1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 7 maj 2012,

    2. Propozimi i rendit të ditës për mbledhje plenare më _________ 2012:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e
    financave publike dhe përgjegjësitë,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për procedurën
    kontestimore,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për taksën rrugore dhe ekologjike të automjeteve,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për grevat,
    8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Agjencisë për Shërbimet e Navigacionit
    Ajror, (është hequr nga rendi i ditës në seancën e 3 majit 2012),
    9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Teatrot (është hequr nga reni i ditës në seancën e 10
    majit 2012),
    10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi
    dhe Siguria Bërthamore,
    11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbeturina,
    12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave
    Personale, për vitin 2011,
    13. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Rregullatorit për Ujëra dhe Mbeturina, për vitin 2011,
    14. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji, për vitin 2011,
    15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Pronës, për vitin 2011,
    16. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, për vitin 2011,
    17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave, për vitin 2011,
    18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil
    të Kosovës, për vitin 2011,
    19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur Mbikëqyrës për Miniera dhe
    Minerale, për vitin 2011,
    20. Shqyrtimi i Propozimit të Qeverisë së Kosovës, lidhur me "Listën për Rentat Minerare",
    21. Shqyrtimi i Propozimit të Institutit Gjyqësor të Kosovës për emërimin e anëtarëve të
    Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,
    22. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri
    lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e konkurrencës.


    3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:

    1. Vendimi i Presidentes së Kosovës për kthimin e nenit 37 dhe 38 të Kodit Penal
    të Republikës së Kosovës, për rishqyrtim,
    2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me
    emërimin e anëtarëve të Bordit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
    3. Njoftimi i Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin
    vjetor të Performancës së Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm, për vitin 2011.

     

    Procesverbali