Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 26.03.2012 11:00




    R e n d i i d i t ë s


    1. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, mbajtur më ¬19 mars 2012,


    2. Përgatitjet për mbledhjen plenare të radhës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së mëparshme,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Bibliotekat në Republikën e Kosovës,

    5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe
    punëkërkuesve,

    6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për lojërat e fatit,

    7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për fondet pensionale në Kosovë,
    ( në pritje të raportit të Komisionit funksional),

    8. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e
    anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës,

    9. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e
    anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Pronës,

    10. Kërkesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për tërheqjen e Projektligjit për ndryshimin
    dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-168 për Turizmin dhe Shërbimet Turistike,

    11. Shqyrtimi Planit Hapësinor i Zonës me interes të veçantë "Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-
    së në Kleçkë dhe Divjakë",

    12. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e
    anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (i bartur nga seanca e mëparshme),

    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 04/L-46 për Transmetimin Publik në Kosovë,
    (i bartur nga seanca e mëparshme).

     

    Procesverbali