Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike

E Marte, 17.10.2017




Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, i kryesuar nga Driton Selmanaj, kryetar, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, në të cilën ka shqyrtuar Raportin vjetor të Auditimit për vitin 2016.

Pas diskutimeve, komisioni i ka rekomanduar seancës miratimin e raportit, së bashku me rekomandimet e Zyrës së Auditorit, duke kërkuar njëkohësisht nga qeveria që brenda 30 ditëve nga miratimi i raportit, të sjell një plan veprimi lidhur me adresimin e këtyre rekomandimeve.

Më pas, anëtarët e komisionit diskutuan për caktimin e shortit lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike për vitet 2013, 2014, 2015 dhe 2016.

Lidhur me ecurinë e përzgjedhjes së ofertuesve përkitazi me këtë proces, komisionin e njoftoi sekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ismet Krasniqi, i cili bëri të ditur se ky proces, në mungesë të ofertuesve, ka dështuar tre vite radhazi, ndërsa suksesshëm ka rezultuar tek në vitin 2017.

Komisioni u dakordua që hedhja e shortit të bëhet në mbledhjen e radhës.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike