Procesverbalet
Mbledhja e Komisionit
E Marte, 26.04.2016 11:00
R E N D I I D I T Ë S
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e datës 22.03.2016 dhe 05.04.2016;
3. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 05/L-061 për Shërbimin e Jashtëm të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
4. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 05/L-067 për statusin dhe të drejtat e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
5. Shqyrtimi i Projektligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
6. Shqyrtimi i Projektligjit për Zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
7. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-10 për Agjencinë Kosovare për krahasim dhe verifikim të pronës, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së;
8. Të ndryshme.
Procesverbali