Procesverbalet

    Seancë Plenare

    E Hënë, 14.12.2015 10:00




    R e n d i i d i t ë s


    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2016,
    5. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për projektin e rehabilitimit të rrugës hekurudhore 10,
    6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2014 për projektin e Huasë,
    7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin Marrëveshjes së kredisë Kosovë-Unicredit Bank Austria AG për financimin e Projektit të modernizimit të shërbimeve të kardiologjisë invazive në QKUK,
    8. Shqyrtimi i propozim-amendamentit nr. 25 në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i riproceduar nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës në ngjarjet sportive,
    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për siguri në punë në veprimtarinë minerare,
    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-034 për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115,
    12. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e origjinës,
    13. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për dizajnin industrial,
    14. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
    15. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin e maturës shtetërore,
    16. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
    17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Energjinë Termike,
    18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës,
    19. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-048, për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjet Nr.03/L-221, Nr.04/L-116 dhe Nr.04/L-194,
    20. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-042 për prokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar me Ligjin Nr.04/L-237,
    21. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
    22. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
    23. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit,
    24. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin anëtarëve në Bordin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë - ZRRE,
    25. Shqyrtimi i propozim-vendimit të Qeverisë për emërimin anëtarëve në Bordin e Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare - ARKEP,
    26. Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Integrime Evropiane për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-218 për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me njerëz dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit,
    27. Propozimi për formimin e Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e anëtarëve të Bordit të ankesave në Komisionin e Pavarur për Media, dhe
    28. Propozimi i GP të PDK-së për zëvendësimin e një anëtari në Komisionin Parlamentar.

    ProcesverbaliTranskripti