Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 29.09.2015 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,


    2. Përgatitjet për seancë plenare:

    Pikat e papërfunduara nga seanca plenare më 17 shtator 2015:

    1. Interpelanca e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Memli Krasniqi,
    2. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Letërnjoftimin,
    3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për treguesit gjeografikë dhe për emërtimet e
    origjinës,
    4. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
    5. Emërimi i anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore.
    6. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari të Bordit të RTK-së nga
    komuniteti serb.

    Pika e papërfunduar nga seanca plenare më 22 shtator 2015:

    1. Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me Marrëveshjet e arritura në
    Bruksel më 25 gusht 2015,

    3. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së
    Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut,
    4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë
    së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për
    Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim: "KSV/018: Mbështetje Institucionale dhe
    Teknike për Sistemin e Furnizimit me Ujë në Rajonin e Mitrovicës",
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Zonën e Rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e
    konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Energjinë Termike,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Dizajnin Industrial,
    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore,
    10. Shqyrtimi i Raportit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare
    për vitin 2014,
    11. Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
    12. Propozimi i grupeve parlamentar për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.

    4. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave:

    1. Kërkesa e 7 (shtatë) deputetëve për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar,
    2. Kërkesa e kryetarit të komunës së Prishtinës për rinovimin e Sheshit „Adem Jashari",
    3. Çështja e financimit të Radiotelevizionit të Kosovës.

     

     

    Procesverbali