Procesverbalet
Mbledhja e Komisionit
E Mërkure, 08.07.2015 11:00
R e n d i i d i t ë s:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mbajtura të Komisionit, dt. 23.6.2015 dhe 1.7.2015;
3. Informatë lidhur me marrëveshjen e negociuar në mes Qeverisë së Kosovës dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar për Programin e ri;
Të ftuar:
Avdullah Hoti, Ministër i Financave, dhe
Frank Lakwjik, Përfaqësues i Përhershëm i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë,
4. Shqyrtimi në parim i Projektligji nr. 05/L-045 për Sigurimet;
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-15 për Letërnjoftimin dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së;
6. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-22 për Armë dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së;
7. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-246 për Pajisje me Armë, Municion dhe Pajisje Përkatëse të Sigurisë për Institucionet e Autorizuara Shtetërore për Siguri dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së;
8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-27 për Digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri;
9. Të ndryshme.
Procesverbali