Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 04.05.2015 12:00




    Rendi i ditës

    1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,


    2. Përgatitjet për seancë plenare:


    1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
    2. Koha për pyetje parlamentare,
    3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
    4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Provimin e Maturës Shtetërore (debati ka përfunduar
    në seancën e mëparshme),
    5. Emërimi i shtatë (7) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore,
    (debati ka përfunduar në seancën e mëparshme)
    6. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së
    Kosovës dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të përmirësuar
    pajtueshmërinë e rregulloreve tatimore në nivel ndërkombëtar dhe zbatimin e rregulloreve
    FATCA,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin
    e financave publike dhe përgjegjësitë,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat
    zyrtare në Republikën e Kosovës,
    9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pajisje me armë,
    municion dhe pajisje përkatëse të sigurisë për institucionet e autorizuara shtetërore për siguri,
    10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për armë,
    11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Letërnjoftim,
    12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Avokatin e Popullit,
    13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barazi gjinore,
    14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtje nga diskriminimi,
    15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Trashëgiminë Kulturore,
    16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Digjitalizimin e transmetimeve radio difuzive tokësore,
    17. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbikëqyrjen elektronike të personave, të
    cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të Gjykatës ose Panelit për Lirim me Kusht,
    18. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për parandalimin e
    konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik,
    19. Emërimi i anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
    20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2014,
    21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik për vitin 2014,
    22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit për vitin 2013, të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm,
    23. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil
    të Kosovës për vitin 2014,
    24. Shqyrtimi i Raportit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas për vitin 2014,
    25. Shqyrtimi i Raportit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2014,
    26. Shqyrtimi i Raportit financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2014,
    27. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale lidhur me
    mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Këshillin Ekonomiko-Social,


    28. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe
    Industri për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Investimet e huaja,
    29. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, personat e
    pagjetur dhe peticione lidhur me Peticionin e qytetarëve të Rahovecit për ndriçimin e fatit
    të Ukshin Hotit.
    30. Debat parlamentar lidhur me gjendjen e arsimit në Luginë të Preshevës, sipas
    kërkesës së deputetit Nait Hasani, mbështetur edhe nga gjashtë (6) deputetë tjerë,
    31. Rekomandimet e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur
    dhe Peticione lidhur me Peticionin kundër shtrenjtimit të çmimit të Energjisë Elektrike.

     

     

     

    Procesverbali