Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 23.03.2015 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me Projektin për Efiçiencën e Energjisë dhe Energjinë e Ripërtëritshme,
5. Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin për reformën shëndetësore
6. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të sistemeve të Prokurimit në Sektorin shëndetësor,
7. Propozimi për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
3. Shqyrtimi i propozimeve, kërkesave dhe njoftimeve:
1. Interpelanca e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa për përgjegjësinë kushtetuese të Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale, të propozuar nga GP VV,
2. Rekomandimi i Komisionit për të drejtat e njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për Avokat të Popullit,
3. Procedimi i nismës qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë,
4. Kërkesa e deputetit Glauk Konjufca, mbështetur edhe nga gjashtë (6) deputetë të tjerë, për debat parlamentar lidhur me punën 100 ditëshe të Kryeministrit Isa Mustafa dhe Programin Qeverisës,
5. Rekomandimi i Komisionit Ad-hoc për shpalljen e konkursit për anëtar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil, nga radhët e komunitetit serb,
6. Kërkesa e Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për formimin e Komisionit hetimor parlamentar, për Radio Televizionin e Kosovës.
Procesverbali