Vende të lira pune

Konkurs për praktikantë në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Dokumenti i Aplikimit

Projekti i financuar nga USAID-i për Fuqizimin e Kuvendit të Kosovës (USAID-supported Kosovo Assembly Strengthening Project – KASP) i implementuar nga NDI – National Democratic Institute (Instituti Kombëtar Demokratik), në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe partnerët implemtues: UNDP dhe KIPRED shpall konkurs për 8 praktikantë nga Universiteti i Prishtinës. Praktikantët do të përfitojnë nga një bursë mujore prej 90 Euro dhe do të shërbejnë pranë Kuvendit të Republikës së Kosovës për një periudhë nëntë mujore.

Aplikantët e suksesshëm do të sistemohen në Kuvendin e Kosovës dhe do të angazhohen në departamentin e administratës dhe departamentin për mbështetje legjislative, përkatësisht në divizionin për mbështetje të komisioneve.

Detyrat përfshijnë, por nuk kufizohen në: hulumtimet legjislative, përgatitjen e analizave të ndryshme mbi çështje që diskutohen në Kuvend, përgatitjen e agjendave dhe materialeve informuese, përgatitjen e raporteve dhe dokumenteve të ndryshme për deputetët dhe personelin mbështetës, përcjelljen e takimeve të komisioneve,

Kushtet për Aplikim:

• student i Universitetit të Prishtinës, Fakulteti juridik, ekonomik ose shkenca politike;
• viti i fundit i studimeve ose i sapodiplomuar;
• nota mesatare mbi 7.5;
• njohuri për Kuvendin e Kosovës dhe strukturat politike në përgjithësi;
• aftësi të mira komunikuese, me shkrim dhe me gojë;
• njohja e gjuhës angleze ose njërës nga gjuhet zyrtare të UE-së;
• pjesëmarrja në programet ekstra korrikulare, përvoja e punës dhe pjesëmarrja në aktivitete të shoqërisë civile, konsiderohet përparësi;

Aplikantët e suksesshëm duhet të paraqesin: një letër motivuese (shqip dhe anglisht), CV/Resume dhe certifikatën e notave apo diplomën.

Inkurajohen të aplikojnë femrat. dhe pjesëtarët e komuniteteve pakicë.

Aplikacionet dërgohen në mënyrë elektronike në e-mail adresën jobs@ndikv.org më së largu deri më 21 Janar 2010, ora 16:00. Të përzgjedhurit duhet të jenë të gatshëm për të filluar praktikën nga dt. 1 shkurt 2010.