Vende të lira pune

NJOFTIM LIDHUR ME SHPALLJEN PËR AVANCIM

Në lidhje me zhvillimin e procedurës së rekrutimit të brendshëm - shpalljes për avancim, të shpallur nga Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me datë 1 gusht 2018, për pozitën Koordinator i Njësisë, Referencë: DMMP - KRK/260, një (1) kryerës, ju njoftojmë se Komisioni Përzgjedhës i Shërbimit Civil (KPSHC), në pajtim me Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, neni 29, pika 1, i ka rekomanduar Drejtorisë së Personelit që të anulohet dhe rishpallet, shpallja për avancim për këtë pozitë dhe e njëjta do të publikohet-rishpallet në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me Rregullore.

 

Ndërsa për procedurën e rekrutimit të brendshëm - shpalljes për avancim, të shpallur nga Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës, me datë 1 gusht 2018, për pozitën Këshilltar Juridik, Referencë: DSHJPL - KRK/910, 9 (nëntë) kryerës, ju njoftojmë se Drejtoria e Personelit në pajtim me Rregulloren Nr. 02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin e Civil, neni 22 pika 4 dhe në pajtim me Rregulloren Nr. 21/2012 për Avancim në Karrierë të Nëpunësve Civil neni 5 pika 3, ka ndërprerë - anuluar, shpalljen për avancim për këtë pozitë dhe e njëjta do të publikohet-rishpallet në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me Rregullore.