Vende të lira pune

KONKURS

Dokumenti i Aplikimit

KONKURS

Për plotësimin e këtyre pozitave për personat me aftësi të kufizuar:

1. Pozita: Zyrtar administrativ
Referenca : DPMN-01/10-16
Koeficienti : D-7
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë

Nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare shumëpalëshe - koordinatorit të Njësisë, zyrtari administrativ është përgjegjës për:

- mbajtjen e evidencës lidhur me procesin e anëtarësimit të Kuvendit të Kosovës në organizata ndërkombëtare;
- mbajtjen e evidencës së shkresave të drejtuara për Kryetarin, Kryesinë, dhe Sekretarin e Kuvendit të Kosovës;
- mbajtja e evidencës së telegrameve dhe kërkesave drejtuar shteteve dhe organizatave ndërkombëtare;
- ndihmon në pajisjen me pasaporta diplomatike për deputetët e Kuvendit të Kosovës.
- të mbajë evidencë për pajisjen me pasaporta diplomatike;
- evidenton pajisjen me viza të deputetëve, të Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Kryesisë, Sekretarit të Kuvendit dhe stafit të Administratës së Kuvendit, që është i përfshirë në aktivitet;
- mirëmbajtjen e dokumenteve, shënimeve dhe të regjistrave;
- të kontribuojë për realizimin e detyrave në kuadër të Njësisë;
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit, sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore;
- përvojë profesionale, e dëshirueshme.
Shkathtësitë:
- shkathtësi për komunikim në gjuhët zyrtare;
- njohuri të punës;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht të paanshme.


2. Pozita: Asistent administrativ - teknik
Referenca : DSHT-01/10-16
Koeficienti : E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1(një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë
Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e koordinatorit të Njësisë, asistenti teknik është përgjegjës për:

- pranimin e materialeve dhe shkresave për stafin e Kuvendit;
- shpërndarjen e materialeve dhe shkresave për deputetët;
- komunikimi me telefon me zyrtarë përgjegjës;
- regjistrimin e shkresave dhe materialeve të pranuara dhe të shpërndara;
- pranimin dhe ruajtjen e dokumentacionit, deri në marrjen nga zyrtari përgjegjës;
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:

- shkolla e mesme;
- përvojë e punës, e dëshirueshme.
Shkathtësitë:
- njohuri të punës;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht të paanshme.

3. Pozita: Asistent administrativ
Referenca: DÇP-01/10-16
Koeficienti: E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë, koordinatori i Njësisë, asistenti administrativ është përgjegjës për:
- regjistrimin dhe evidentimin e shkresave të pranuara;
- komunikimi me telefon dhe email me zyrtarë përgjegjës;
- regjistrimin e materialit të pranuar dhe dorëzimin te zyrtari përgjegjës, kur nuk kërkohet forma e posaçme e pranim dorëzimit;
- pranimin dhe ruajtjen e dokumentacionit deri në marrjen nga zyrtari përgjegjës;
- njofton dhe komunikon me palët lidhur me shkresat e pranuara;
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:
- shkolla e mesme.
- përvojë e punës, e dëshirueshme
Shkathtësitë:
- njohuri të punës me kompjuter;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht të paanshme.


4. Pozita: Asistent administrativ
Referenca: DMMP-01/10-16
Koeficienti: E-6
Angazhimi: Me kohë të pacaktuar, me punë provuese në kohëzgjatje prej 12 muajsh
Numri i kryerësve: 1 (një)
Mbikëqyrësi: Koordinatori i Njësisë

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e zyrtarit të lartë për marrëdhënie me publikun, koordinator i Njësisë, asistenti administrativ është përgjegjës për:
- pranimin e telefonatave;
- komunikimi me telefon me zyrtarë përgjegjës;
- regjistrimin e thirrjeve telefonike;
- orienton dhe njofton palët për kontaktet me zyrtarët e Kuvendit;
- njofton dhe komunikon me palët e paraqitura në telefon;
- kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.
Kualifikimi dhe përvoja:
- shkolla e mesme.
- përvojë e punës, e dëshirueshme.
Shkathtësitë:
- njohuri të punës;
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht të paanshme.

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT
Administrata e Kuvendit ofron mundësi të barabarta punësimi dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve jo-shumicë dhe të femrave. Politika e drejtë e punësimit të të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit.
Kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë, do t'i nënshtrohen testimit dhe intervistimit.
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë.

PROCEDURA E PARAQITJES
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rr. "Nëna Terezë", p. n.). Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, specializimin, kurset e ndjekura, përvojën e punës dhe dy referenca.
Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga "Nëna Terezë" p. n.), ose me postë, si dhe në Drejtorinë e Personelit, zyra N - 217, kati II.
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10493 dhe 038 200 10494.
Afati për konkurrim është prej 31.10.2016, deri më 14.11.2016, në orën 16:00.